19,04,2024

Pal Lekaj: Vetëvendosje është e pavendosur për ndryshime

Must Read

pallekaj

I ftuar sonte në Ballë për Ballë në emisionin Ora e Fundit ishte Pal Lekaj, shefi i ri grupit parlamentar të AAK-së.

Ai ka folur rreth gjendjes aktuale të opozitës si dhe postit të tij më të ri si shef i grupit parlamentar të AAK-së.

“Sa i përket çështjes së kthimit të AAK-së dhe deputetëve në parlament është çështje e kryes dhe një vendim i kryesisë dhe ne e zbatojmë me përpikmëri”.

“Ajo që mund të them është procedurë që duhet të caktohet shefi i grupit parlamentar të AAK-së dhe në këtë drejtim partia dhe kryesia ma kanë dhënë besimin për këtë pozitë”.

Lekaj tregon arsyet se pse është dashur që ai të zgjedhet në këtë post.

“Ne kemi aktivitete në terren dhe duhet koordinuar sa i përket deputetëve sepse janë të zgjedhurit e popullit dhe ne nuk do të ndalemi”.

“Ne kemi bojkotuar seancat parlamentare por nuk i kemi bojkotuar qytetarët dhe do të jemi shumë më aktivë me qytetarët në terren”.

Zëvendësimin e Kadaj-Bujupit, Lekaj e sheh si një respekt që i ka bërë asaj.

“Nuk kam menduar që do të vie ky rast që unë të zëvendësoj Kadaj-Bujupin, por është një vendim i saj të cilin e kemi respektuar dhe ne i dëshirojmë sukses”.

“Unë mendoj që të gjitha pozicionet që kam qenë jam munduar ti kryej me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe kjo nuk është ndonjë pozitë më e rëndësishme por është një obligim”.

“Opozita e bashkuar kemi qenë të bashkuar rreth dy kauzave njëra për Zajednicën dhe tjetra për Demarkacionin dhe jemi të palëkundur në këtë qëndrim”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img