23,04,2024

Pacolli: Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë na fyen në çdo hap

Must Read

pacolli-2-680x380

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se është e pakuptimtë organizimi i zgjedhjeve të Serbisë brenda territorit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Sigurisht që kjo është e papranueshme, dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.

Me sa di unë, Kryeministri Mustafa kishte deklaruar që nuk do të ndodhë.

Çfarë ndodhi? Do të na thonë tani se “për shkak të presionit të ndërkombëtarëve” apo “do të jetë bilaterale”

Ta shohim tani si zoti Thaçi e Mustafa do të organizojnë zgjedhje në Kosovën lindore!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

“Krejt i pakuptimtë organizimi i zgjedhjeve të Serbisë brenda territorit të Kosovës. Si mundemi një ditë të quajmë veten shtet sovran dhe i pavarur, dhe ditën e nesërme të mbahen zgjedhjet e një shteti tjetër, në menyrë të pa kontrolluar, brenda territorit tonë?

Sigurisht që kjo është e papranueshme, dhe dikush duhët të mbajë përgjegjësi për këtë.

Me sa di unë, Kryeministri Mustafa kishte deklaruar që nuk do të ndodhë.

Çfarë ndodhi? Do të na thonë tani se “për shkak të presionit të ndërkombëtarëve” apo “do të jetë bilaterale”

Ta shohim tani si zoti Thaçi e Mustafa do të organizojnë zgjedhje në Kosovën lindore!

Pse nuk e bëtë të mundur që (nëse duhet të ndodhë) të ndodh në mënyrë të kontrolluar sipas një plani të elaboruar nga ana jonë me miqtë ndërkombëtarë, e jo të lihen territoret e Kosovës në duart e Beogradit që na fyen në çdo hap.

Ju jeni duke punuar sipas nevojave të momentit, nuk jeni të aftë të krijoni strategji. Në të njëjtën mënyrë e keni lënë edhe qytetarin e Kosovës, i cili improvizon mbijetesën e vet në çdo aspekt. Krejt kjo ndodhë se ju, qeveri, nuk keni vizion e as dashuri për Kosovën.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në Fshat të Vjetër

Paraditen e sotme, në Fshat të Vjetër, u shënua Dita e Shkollës të këtij fshati si dhe u përurua...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img