18,05,2024

A përfunduan mjetet e kursimeve pensionale të kosovarëve në “Panama Papers”?

Must Read

Panamapapers1-780x439

Milionat që Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) mbledh nga kursimet pensionale të kosovarëve, vazhdojnë të investohen nëpër kompani dhe vende të ndryshme të botës. FKPK menaxhon me mbi 1 miliardë euro, të cilat kryesisht janë të investuara në 1,900 kompani në mbarë globin.

Kompanitë në të cilat ky fond i ka të investuara mjetet, ka gjasa që mund të kenë qenë pjesë e parajsës së fshehjes së tatimeve, e njohur tashmë në botë si zbulimet e “Panama Papers”. Por këto dyshime hedhen poshtë nga zëdhënësi i këtij fondi, Jeton Demi.

Ai për KosovaPress tha se nuk e përjashtojnë mundësinë që kompanitë në të cilat janë të investuara mjetet të kenë fshehur tatimet, por jo mjetet e Fondit.

Ndryshe, paralajmërimet se edhe vendet e Evropës Juglindore ka gjasa të dalin në dokumentet e “Panama Papers’, e cila ka mbi 11 milionë dokumente nga firma e Mossack Fonseca, një nga kompanitë më të fshehta të botës, lë dyshime se aty mund të përfshihen edhe kompani e individ nga Kosova.

“Mossack Fonseca” është një firmë ligjore me bazë në Panama, e cila ka ndihmuar klientët e saj që të pastrojnë paratë dhe t’i shmangen tatimit nga vendet e tyre, duke ofruar shërbime në menaxhimin e pasurisë, kundrejt një tarife vjetore.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës është ndër investitorët më të mëdhenj në rajon për kompanitë jashtë territorit ku vetëvepron. Dhe frika se mund të ketë shanse që këto para të jenë investuar në kompani që po dalin të kenë lidhje me dokumentet e zbulimit të madh gazetaresk ‘Panama Papers’, kanë ngritur shumë pyetje rreth parave të kursimeve pensionale të kosovarëve.

“Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, por indirekte përmes fondeve menaxhuese investuese, Fondi i Investimeve Pensionale i investon paratë në rreth 1, 900 kompani globale botërore. Në listë gjithsesi janë kompanitë më të mëdha amerikane, siç është Microsoft, Apple, Alphabet kompania mëmë e Google, në të cilat gjithsesi ka investime tona. Ndërsa për çështjen e investimeve ose mbajtjes së mjeteve nga këto korporata në zona offshore, që kanë formë të ndryshme të tatimit, nuk ka fare lidhje me investimet tona. Sepse këto kompani, nëse mbajnë gjëra të tilla, nëse mbajnë para të tilla, i mbajnë nga fitimet e tyre për të ju shmangur tatimeve. Nuk ka të bëjë me mjetet e investuara në totalin e aseteve që ata kanë. Pra mjetet e investuara nga Fondi i Kursimeve Pensionale janë të ditura, çdo centë është i ditur ku është i investuar dhe kjo raportohet edhe nga këto kompani dhe eventualisht ky dyshim i ngritur për këto para të dërguara atje i përket vetëm fitimeve që ata mbajnë, nuk ka lidhje me mjetet e Fondit të Kursimeve Pensionale”, tha Demi.

Ai ka treguar edhe disa nga kompanitë ku Fondi i ka të investuara mjetet, duke hedhur poshtë mundësin që mjetet e tyre të kenë përfunduar në parajsën e tatimeve. Por ai nu k e përjashton mundësin që kompanitë ku fondi i ka mjetet e investuara të kenë lidhje me shmangien e tatimeve.

“Në mënyrë të veçantë në fund të vitit 2015, FKP ka pasur në Microsoft Corporation rreth 13 milion euro, po i marrim kompanitë që janë më të mëdha, Jonson &Jonson 10 milion euro, në Apple që janë rreth 9 milion euro. Dhe kjo nuk ka lidhje me investimet, sepse nuk jemi ne i vetmi institucion e as kompani që investon në kompanitë si Google apo në Apple, ata kanë miliarda dollarë të investuara mjete nga kompani dhe institucione të tjera. Krejt dyshimi i ngritur i përket përfitimeve, fitimet që ata nxjerrin gjatë veprimtarisë së tyre. Këto fitime mund të dyshohet, siç është raportuar në media, që mund t’i kenë kaluar në këto vende ku ka tatime më të ultë për t’iu shmangur tatimit më të lartë në një vend të caktuar të tyre të operimit. Andaj nuk ka lidhje me investimet tona dhe nuk ka pse të ketë shqetësim për këto mjete të investuara”, tha Demi.

Përndryshe, mungesa ligjore në Kosovë ka bërë që mjetet e Fondit të mos mund të investohen në vend. Për këtë arsye FKFK është i detyruar ti investoj mjetet jashtë Kosovës, ndërsa në vend ka mjete të investuara vetëm në bono të Thesarit. Totali i investimeve të FKPK-së në obligacione dhe bono të Kosovës më 29 shkurt 2016 arriti në rreth 84 milionë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img