18,04,2024

Pacolli kërkon të kryhet demarkacioni për t’u marrë me ekonomi

Must Read

behxhet-pacolli-komiteti-foto4_1460295989-4188719

Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli ka kërkuar përmbylljen e procesit të shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi bazuar në një marrëveshje dypalëshe dhe me ekspertë ndërkombëtarë për t’i hapur rrugë temave ekonomike.

“Krejt çka më sipër do të thotë se demarkacioni mund të ketë gabime. Por rruga për t’i korrigjuar gabimet është me një komision dypalësh ku mund të ketë dhe ekspertë ndërkombëtarë me renome. Duhet për të zgjedhur një parim definimi të kufirit që ka vlerë universale, pra dhe për përcaktimin e kufirit me Serbinë. Duhet për t’u mbështetur tek gjithë trashëgimia dokumentare e Badinterit, etj. Duhet për të angazhuar dhe ekspertë të tjerë vendorë”, ka shkruar Pacolli.

“Kështu mund ta nxjerrim këtë temë nga lufta e brendshme politike dhe të merremi me ekonominë!”, ka shtuar ai.

Pacolli ka vlerësuar gatishmërinë e Malit të Zi për të korrigjuar bashkërisht gabimet në shënimin e vijës kufitare me Kosovën.

Çështja e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi ishte ngritur nga opozita pasi Komisioni i udhëhequr nga Murat Meha kishte përcaktuar vijën kufitare me malazezët.

Pas kësaj është angazhuar edhe një ekip ekspertësh ndërkombëtarë të cilët kanë konstatuar se gjithçka ishte në rregull me demarkacionin. Kishin vlerësuar se metoda e përcaktimit të vijës kufitare përmes regjistrave kadastralë ishte në rregull.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img