13,04,2024

Nishani me nxënesit nga Presheva: Shpreh respektin për ruajtjen e identitetit kombëtar

Must Read

Nishani-Presheva-690x380

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani priti sot në mesditë në Institucionin e Presidentit të Republikës një grup nxënësish dhe mësuesish nga Lugina e Preshevës: Nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegjë, të cilët kanë ardhur prej disa ditësh të vizitojnë Shqipërinë me ftesë të veçantë të Kreut të Shtetit.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen në Institucion, Kreu i Shtetit theksoi se: “në këtë takim dëshiroj t’ju shpreh respektin dhe mirënjohjen time personale, por edhe atë në emër të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë për shqiptarët e Luginës për gjithçka ju dhe mbarë shqiptarët kanë arritur me punë dhe sakrifica të ruajnë dhe të mbajnë të pandryshuar identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor.”

Presidenti i Republikës shprehu gjithashtu shqetësimin e tij për fenomenin e braktisjes së trojeve shqiptare për shkak të kushteve jo të mira ekonomike e sociale dhe bëri thirrje për një angazhim më të madh të strukturave qeveritare shqiptare në respekt të kushtetutës për mbrojtjen e interesit kombëtar.

Ndër të tjera Kreu i Shtetit nënvizoi se shqiptarët kudo që janë, përfaqësojnë një komb që kanë në ADN-në e tyre orientim perëndimor i cili e bën të domosdoshme përmirësimin e cilësisë së arsimit pasi ai është thelbësor për mbrojtjen e të drejtave dhe historisë së shqiptarëve. Pjesëmarrësit në takim nga ana e tyre falënderuan Presidentin e Republikës për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazërore, dhe nënvizuan se ky takim i parë dhe historik për ta me një president shqiptar i frymëzon më tej për të vijuar me misionin e tyre të lartë atdhetar të mësimdhënies.

Nishani presheva 2

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img