26,04,2024

Pacolli: Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për zgjedhjet serbe në Kosovë

Must Read

pacolli_6179

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është shprehur kundër zgjedhjeve serbe të cilat po mbahen edhe brenda territorit të Kosovës. Pacolli thotë se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.

Pacolli, nëpërmjet një postimi në Facebook ka akuzuar kryeministrin Isa Mustafa e presidentin Hashim Thaçi se po punojnë sipas nevojave të momentin.

Postimi i plotë i Pacollit:

Krejt i pakuptimtë organizimi i zgjedhjeve të Serbisë brenda territorit të Kosovës. Si mundemi një ditë të quajmë veten shtet sovran dhe i pavarur, dhe ditën e nesërme të mbahen zgjedhjet e një shteti tjetër, në menyrë të pa kontrolluar, brenda territorit tonë?

Sigurisht që kjo është e papranueshme, dhe dikush duhët të mbajë përgjegjësi për këtë.

Me sa di unë, Kryeministri Mustafa kishte deklaruar që nuk do të ndodhë.

Çfarë ndodhi? Do të na thonë tani se “për shkak të presionit të ndërkombëtarëve” apo “do të jetë bilaterale”

Ta shohim tani si zoti Thaçi e Mustafa do të organizojnë zgjedhje në Kosovën lindore!

Pse nuk e bëtë të mundur që (nëse duhet të ndodhë) të ndodh në mënyrë të kontrolluar sipas një plani të elaboruar nga ana jonë me miqtë ndërkombëtarë, e jo të lihen territoret e Kosovës në duart e Beogradit që na fyen në çdo hap.

Ju jeni duke punuar sipas nevojave të momentit, nuk jeni të aftë të krijoni strategji. Në të njëjtën mënyrë e keni lënë edhe qytetarin e Kosovës, i cili improvizon mbijetesën e vet në çdo aspekt. Krejt kjo ndodhë se ju, qeveri, nuk keni vizion e as dashuri për Kosovën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img