27,04,2024

Oda Ekonomike Amerikane: Marrëveshja e përgjithshme kolektive nuk ka fuqi ligjore

Must Read

oak-9195

Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e nënshkruar në vitin 2014 nuk është e mbështetur në legjislacionin aktual të punës dhe si e tillë nuk ka fuqi ligjore, prandaj edhe nuk mund të aplikohet nga ndërmarrjet në Kosovë.

Në një komunikatë për media, Oda Ekonomike Amerikane bën të ditur se kjo marrëveshje nuk duhet të jetë bazë e përndjekjes ose e ndëshkimit të kompanive në sektorin privat, të cilat nuk kanë dhënë miratimin tyre për një marrëveshje të tillë.

Në komunikatë thuhet se çështja e kësaj marrëveshje është e rregulluar me ligjin e punës, që ka hyrë në fuqi në vitin 2010, i cili përmban dispozitat përkatëse në të cilat ceket marrëveshja kolektive, duke mos imponuar detyrime ligjore për zbatimin e saj nga ana e ndërmarrjeve që operojnë në Kosovë.

“Për të shmangur çfarëdo paqartësie ose interpretime kontradiktore, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të dalë me opinion zyrtar dhe të sqarojë bazën ligjore të marrëveshjes së përgjithshme kolektive, duke qenë institucion përgjegjës për mbikëqyrjen dhe interpretimin e dispozitave të Ligjit të Punës”, thuhet më tej në komunikatë.

Sipas nenit 90, pika 5 e ligjit, thuhet se zbatimi i një marrëveshje të tillë është çështje e vullnetit të lirë të punëdhënësve dhe punëmarrësve, e jo detyrim ligjor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img