28,04,2024

BE-ja konfirmoi se të premten në Vjenë do të ketë takim të liderëve maqedonas

Must Read

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, edhe pse paraprakisht ka konfirmuar se “Han është i interesuar për takim urgjent”, Maja Kocijançiq, zëdhënësja e eurokomisarit Han, tani konfirmoi takim të ri të liderëve të premten me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në kryeqytetin e Austrisë.

“Delegacioni i BE-së në Shkup dërgoi letër-ftesë në emër të tre eurodeputetëve për takimin e komisarit Han me liderët partiakë të vendit, që do të mbahet në Vjenë gjatë të premtes më 22 prill. Qëllimi i takimit do të jetë që të bisedohet për mënyrat për zgjidhjen e krizës dhe të sigurohet se liderët do të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos dhe me prioritetet reformuese”, theksoi Kocijançiq për MIA-n.

Gjithashtu, zëdhënësja e BE-së konfirmoi se për shkak të keqësimit të fundit të ngjarjeve në Republikën e Maqedonisë, komisari Han është i gatshëm të takohet me liderët në afat sa më të shkurtër dhe se “ata duhet të tregojnë gatishmëri për ta kthyer vendin e tyre në rrugën euroatlantike”.

The post BE-ja konfirmoi se të premten në Vjenë do të ketë takim të liderëve maqedonas appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img