18,04,2024

Obama uron kosovarët dhe Thaçin për Fitër Bajram

Must Read

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka dërguar një letër urimi presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në vijim është letra që presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i ka dërguar presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi:

I dashur z. Kryetar,

Në emrin e popullit amerikan, si dhe në emrin e Michelle dhe në emrin tim, ju përcjell urimet e mia për ju dhe për qytetarët e vendit tuaj me rastin e kremtimit të festës së Fitër Bajramit.

Ramazani është një kohë kur myslimanët anembanë botës – duke përfshirë komunitetin dinamik të myslimanëve amerikanë – mblidhen së bashku në një akt përkushtimi, dashurie dhe vullneti të mirë. Është një kohë kur xhamitë, qendrat kulturore, institucionet komunale dhe komunitetet ndërfetare u hapin dyert fqinjëve, më të dashurve të tyre, dhe atyre në gjendje të rëndë për të ngrërë iftar dhe për të zhvilluar dialog rreth vlerave tona të përbashkëta dhe dinjtetiy të ndërsjellë. Edhe pse i shkurtër, Ramazani përbën një mundësi të rëndësishme për të reflektuar mbi humanizmin tonë të përbashkët dhe vlerat për shërbimin ndaj të tjerëve dhe për paqen.

Uroj që ky vit në vijim t’ju sjell sa më shumë gëzim dhe mirëqenie. Urime festa e Fitër Bajramit!

Sinqerisht,

Barack Obama

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img