01,07,2025

Policia liron prona të uzurpuara në Shkabaj

Must Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në fshatin Shkabaj në Prishtinë kanë realizuar planin operativ “Uzurpimet 3”, për të liruar pronat e uzurpuara.

Në njoftim të Policisë thuhet se ky plan është ndërmarrë në vazhdën e angazhimeve për lirimin e pronave të uzurpuara, konkretisht në funksion të realizimit-zbatimit të Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për sekuestrimin e përkohshëm të pronës së uzurpuar në fshatin Shkabaj në Prishtinë.

“Gjatë realizimit të urdhëresës nuk është paraqitur ndonjë pengesë, përderisa objektet e sekuestruara janë shenjëzuar me njoftimin se janë nën mbikëqyrjen e policisë”, thuhet më tej në njoftim të Policisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Kryesuesi Xhavit Zariqi. Në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img