25,04,2024

Obama: Putini po përpiqet ta përçajë Evropën

Must Read

obama-foto

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama pas përfundimit të vizitës së tij në Evropë, ka fajësuar presidentin rus, Vladimir Putinin se po përpiqet të përçajë Evropën, të cilën sipas Obames, e sheh si kërcënim për Rusinë.

Në një intervistë për televizionin CBS News, Obama ka përmendur krizën me migrantë në Evropë dhe tensionet që ka shkaktuar ajo.

Sipas Obames, Putini po shfrytëzon situatën e tensionuar në BE si kriza me refugjatë, për të bërë presion tëvazhdueshëm të politikave të Evropës dhe avancimit të nacionalizmit të ekstremin të djathë, që kërcënon shpërbërjen e Bashkimit Evropian.

“I kam thënë se një Evropë e fuqishme, e bashkuar, që punon me një Rusi të fuqishme, është receta e duhur. Deri më tash, nuk është bindur”, ka thënë Obama.

Të hënën, gjatë një fjalimi në Hanover të Gjermanisë, Obama i ka bërë thirrje Evropës që të ruajë unitetin e saj politik, në mënyrë që të jetë sa e fortë përballë sfidave me të cilat përballet.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img