15,07,2025

Nuland mbërrin në Tiranë, takime me Bushatin, Bashën dhe Ramën

Must Read

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland ka mbërritur në Tiranë rreth orës 14:30 të ditës së sotme në kuadër të vizitës së saj njëditore në vendin tonë.

Zyrtarja e DASH, e shoqëruar edhe nga ambasadori amerikan Donald Lu, i ka nisur takimet e saj me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati në ambientet e Ministrisë së Jashtme.

Rreth orës 15:30 Nuland ka nisur takimin me kreun e opozitës, Lulzim Basha në ambientet e hotel ‘Rogner’.

Në fund të vizitës së saj Nuland do takohet me kryeministrin Edi Rama.

Në fokus të vizitës së zyrtares së DASH në tiranë do të jetë reforma në drejtësi, që tashmë është në ngërç për shkak të mosarritjes së një konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës për pikën e vetme që i ndaj, ajo e vetingut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

“Bifurkacioni” njofton për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra të Ferizajt

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se gjatë ditës, më 14.07.2025, mund të paraqiten probleme me furnizimin me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img