Ferizaj

NORBERT PIJLS VIZITON KOMUNËN E SHTIMES


Publikuar më:


Shtime, 19 prill 2016 – Menaxheri i projektit DEMOS, Norbert Pijls me bashkëpunëtorët e tij, sot ka vizituar komunën e Shtimes, ku është takuar me kryetarin e Komunës, Naim Ismajlin. Gjatë këtij takimi kryetari Ismajli, falënderoi menaxherin e projektit DEMOS, Pijls dhe ekipin e njerëzve që punojnë në këtë projekt që gjatë këtyre viteve kanë kontribuar shumë për komunën e Shtimes. Në veçanti, Ismajli falënderoi për ofrimin e ndihmës për përpilimin e Planit të Investimeve për Mirëmbajtjes e Hapësirave të Hapura Publike në Komunën e Shtimes 2016 – 2021 dhe Planin e Mobilitetit. Me këtë rast, menaxheri Pijls në shenjë falënderimi për punën e bërë, ka shpërblyer me mirënjohje kryetarin Naim Ismajli si dhe ekipin komunal që kanë punuar në hartimin e planit të lartpërmendur. Ndërsa, kryetari Ismajli, menaxherin e programit DEMOS, Norbert Pijls e ndeori me plaketën e komunës së Shtimes.
Me rastin e përfundimit të suksesshëm të dy planeve, respektivisht Planit Investues për Mirëmbajtjen e Hapësirave të Hapura Publike së bashku me Planin e Mirëmbajtjes së Hapësirave të Hapura Publike të Komunës së Shtimes si dhe Planin e Mobilitetit, kryetari i Komunës, Ismajli bashkë me menaxherin e DEMOS-it, Pijls mbëltuan një pemë si simbolikë e angazhimit në rregullimin dhe menaxhimin e hapsirave publike.
Kreu i komunës Naim Ismajli menaxhimi i hapsirave publike dhe investimet në to janë dy projekte nag të cilat dalin dy plane për hapsira publike.”Nuk mund të kuptojmë një zhvillim të qëbdrueshëm ekonomik nëse nuk është e involvuar komponenta e mbrojtjes së ambientit. Krahas këtyre dy planeve kemi hapur perspektivën që hapësirat publike t’u gjasojnë parqeve me lule. Me DEMOS-in kemi partneritet të qëndrueshëm sepse tani krejtësisht jashtë infrastrukturës kemi edhe projektin rekreativ, ndërtimin e stazave të këmbësorëve, çiklistëve dhe ndriçimin publik që do të përcillet me gjelbërim dhe do të vendoset në të tri hyrjet e Shtimes”. përfundoi kryetari Ismajli.
Menaxheri i projektit DEMOS, Robert Pijls tha se komuna e Shtimës është ndër komunat e para në Kosovë që po e miraton Planin për Mirëmbajtjen e Hapësirave Publike dhe Palnin e Investimeve në këto Hapësira.”Qeveria zvicërane është e interesuar që të arrihen ndryshime të dukshme në Shtime. Hartimi i këtyre planeve paraqet pikënisjen. Duke i njohur ekipet që i punuan planet nuk dyshojmë në implmementimin e tyre”, nënvizoi Pijls.

Comments
To Top