17,04,2024

Xhiro IX në Ligën e Institucioneve në Shtime do të sjellë Derbin KF FSK vs KF Këshillat Lokal

Must Read

Shtime,19 Prill 2016
Liga e Institucioneve në Shtime është afër fundit të sezonit të tretë ku gara për play off po bëhet çdo ditë e me interesante.
Të mërkurën në sfidën e parë skuadra e Idriz Ajetit do të jetë nikoqir i Pastërtisë në një takim që pritet të jetë interesante për faktin që të dy skuadrat gjenden jo shumë larg njera tjetrës në tabelë.
Në takimin tjetër Gazmend Zeqa dhe Vjosa e tijë për të parën herë do të luaj kundër ish skuadrës së tij që në të kaluarën kishin radhitur suksese, Shoqëria Civile vs Vjosa do të jetë një duel interesant dhe shumë vendimtar për Play OFF.
Komuna Shtimes e ka rastin që ti fundos shpresat e Shkollës së Mesme për një vend që dërgon në play off dhe në të njëtën kohë do ti hapte rrugë vetes për kualifikim të kësaj faze.
QIRSKP e Naser Balajt do të merr pikë të plota ndaj Policisë së Kosoves pasi që këta të fundit kanë perfunduar më herët se çduhet sezonin shkaku i problemeve me lojtarë dhe Bordi ligës nuk u kishte pranuar lojtar të rinj.
Radha për një super Derbi do të vie në orën 21:00 ku në arenën e gladiatorëve skuadra e Bujar Osmanit do tëë dueloj me pretendetin kryesor për titull FSK-në.
Emin Duraku&Skenderbeu do të takohet me Këshillin e Bashkësisë Islame ku të dy skuadrat kanë lojtarë cilësor në listat e tyre.
Krejt në fund Bajram Curri&Lasgush Poradeci do të takohet me Institutin Special Shtime në një ndeshje tejet të rëndësishme në garë për një vend që dërgon në zonën Play OFF.
Aktualisht kurorën e Kampionit si në Ligë,Kupë ,Play OFF dhe Super Kupë e mbanë skuadra e FSK-së që në sezonin paraprak nën udhëheqjen e Besim Nuhës fitoi gjithcka që mund të fitohej ndërsa punën e tij po e vazhdon trajneri i ri i kësaj skuadre Eshref Qeriqi.

Orari Takimeve

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img