26,04,2024

Një libër që nxjerrë në dritë tërë kontributin e mulla Hamit Gutës

Must Read

Isak Guta, nga Jezerci i Ferizajt, i cili aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani, ditë më parë ka publikuar një monografi kushtuar babait të tij, veprimtarit, atdhetarit e prijësit fetar, mulla Hamit Guta.Ndonëse deri më tani disa herë është dëshmuar me vepra publicistike, kësaj radhe sprova ka qenë e veçantë ngase monografia për babain e tij ka spikatur edhe momente emocionale. Isaku, shpjegon se ideja ka qenë e kamotshme që ka buruar me rastin e 60 vjetorit të shpërnguljes së familjes së tij në Kondovë tē Shkupit dhe një letër e lënë nga mësuesi e atdhetari Hajrush Reka.Sipas tij, motivi për ta nxjerrë këtë monografi lidhet me një pjesë të trishtë të historisë së popullit tonë që ka qenë aksionin i armëve i zhvilluar në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar.
Kontributi patriotik e atdhetar i Mulla Hamit Gutës lidhet me pajtimet e familjeve në hasmëri.Kjo shpjegohet si përpjekje për ta mbajtur unitetin në popull, shpjegon autori.

Krahas aspekteve fetare e atdhetare, mulla Hamiti, shquhej edhe për kontributin në arsimimin dhe edukimin e brezave. Isaku këtë e thotë me mburrje.
Nxjerrja në dritë e kontributit të këtij tribuni në popull nuk ka qenë e lehtë ngase sipas autorit monografia ka sjell edhe situata emotive.Autori falënderon edhe të tjerët që kanë kontribuar në daljen në dritë të këtij libri

Isak Guta ka disa libra të botuar nga rrafshi i publicistikës. Është ndër të parë që ka botuar një libër monografi për aktorin e madh shqiptar,Aleksandër Moisun. Promovimi i këtij libri është bërë në fshatin e tij të lindjes në Jezerc, ndërsa kontribut në këtë rrafsh ka dhënë edhe Shoqata Kulturore “Jezerci”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img