25,04,2024

Po burgoset liria e Kosovës!

Must Read

Ky gëzimi i madh, i disave që po i gëzohen thirrjes së gjykatës speciale për çlirimtarët, po ma kujton kohën e paraluftës, kohën e okupimit.

Kur burgosshin politikisht veprimtarët e çështjes kombëtare për çlirim të vendit, etiketoheshin apo u thonin njerëz keqbërës, se po ju shkon policia në shtëpi, ose thonin; ku me ditën se çfarë ka bë, me siguri ka vjedhë?!

Apo, ata pak njerëz, që merrnin vesh nga kjo punë, thonin; po e prishin rehatin tonë, po na prishin vëllaznim-bashkimin!

Me një fjalë, edhe diferencoheshin, por, edhe shikoheshin me sy të keq veprimtarët.

Këtë e kam përjetua në familjen time, me burgosjen e motrës, por, dhe në kohën kur vinin policia në shtëpi e i kërkonin vëllait armë.

Në njërën anë, ishte aparati shtetëror Jugosllav e në anën tjetër, ishin ata që iu prishte rehatia e sistemit okupues.

Por, ato vajza e djem atdhetar nuk zmbrapsen asnjëherë për çlirim të vendit.

E, edhe sot, pas luftës çlirimtarët po burgosën! E, edhe sot, çlirimtarët nga disa po etiketohen si “ kriminel”!

E , edhe sot, aparati i njëjtë serb po i burgos çlirimtarët ( por, këtu po japinë kontribut disa “ shqiptarë”!

E këto thirrje që po i bën gjykata speciale nuk janë duke ndodhur vetëm tani, por thirrjet, burgosjet e çlirimtarëve filluan që nga koha e UNMIK-ut, vazhduan në gjykatën e Hagës e tani në gjykatën speciale.

Pra, siç po shihet, si para luftës, si pas luftës, veprimtarët e çështjes kombëtare, luftëtarët, ushtarët e lirisë po etiketohen e burgosën nga aparati i njëjtë shtetëror dhe nga të njëjtit “ shqiptarë”!

Por, si para lufte, si tani, këta kandila të atdhetarizmit e çlirimit të vendit do të triumfojnë. Se, nuk ka rrugë tjetër kur njeriu shkrihet si qiri për lirinë e popullit të vet, për çlirimin e vendit të vet!

Por, ata/ ato që i gëzohen ftesave nga gjykata speciale, që i gëzohen burgosjes së çlirimtarëve, duhet ditur se nuk është duke u ftuar individi nga gjykata speciale, por, është duke u ftuar Kosova. Nuk është duke u burgos çlirimtari, por, është duke u burgos liria e Kosovës!

Ata/ato, që po i gëzohen këtyre ftesave duhet ditur që; përpjekjet e Serbisë janë: me barazu e me na hedhë krimet e tyre, e gjenocidin e tyre që kanë bë, neve- Kosovës.

Prandaj, mos ju gëzoni ftesave që iu drejtohen çlirimtarëve, se nuk janë duke i ftu individët, por, janë duke e ftu Kosovën e lirinë e saj!#Gjithmonë me #lavdinë e #UÇK!#Gjithnjë #krenare me #UÇK!#LUL jemi me #heroizmin tënd!#LUL jemi me #Krenarin tënde prej #çlirimtari!#Çlirimtar jemi me #Ju!

Shkruan: Hanife Salihu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img