04,05,2024

Nitaj: Ramushi e Kadria duhej të bëheshin bashkë këtë herë

Must Read

“Kosova sot, më shumë se kurrë, është përballë sfidave të mëdha. Sot më shumë se asnjëherë, është përballë vendimeve të mëdha. Dhe cili do të ishte koalicioni më i natyrshëm për një situatë, çfarë e ka sot Kosova? Vetëm një koalicion i vendimeve të mëdha.  E gjendur përballë zhvillimit të pamjaftueshëm ekonomik, situatës së rënduar në shëndetësi e në arsim, krimit e korrupsionit në rritje, ambientit të tmerrshëm për investime të huaja, raporteve gjithnjë e më të brishta me shtetet perendimore, si dhe përballë sfidave të temave të mëdha, sic janë liberalizimi i vizave, demarkacioni, asociacioni dhe efektet eventuale që mund të shkaktojë Gjykata Speciale, apo marëdheniet gjithnjë e më të paqarta me Serbinë, kësaj radhe Kosova e kishtë të domosdoshme një  Qeveri e fortë, jo vetëm të numrave, por edhe të guximit dhe e të vizionit”, ka thënë Nitaj, që garon për pozitën e deputetit në koalicionin me PDK’në e NISMA’n.

Nitaj ka thënë se ka kaluar koha e eksperimenteve derisa ka konstatuar se koalicioni PDK-AAK është më i miri për momentin në të cilin ndodhet Shteti.

 “Prandaj Koalicioni AAK-PDK-Nisma dhe nominimi i Ramush Haradinajt për kryeministër,  në momentumin e krijuar, ishin zgjidhja e vetne e mbetur për Kosovën. Eksperimenet e derisotme me koalicionet e pushtetit, nuk kanë rezultuar të efektshme, sepse kanë qenë edhe të brishta edhe të pafuqishme dhe si rezultat i tyre, Kosova sot është këtu ku është. Në ambientin e krijuar politik, asnjë koalicion nuk është i përkryer, por Koalicioni ndërmjet Ramushit dhe Kadrisë, s’kishte alternativë!”, ka shtuar ai. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img