01,05,2024

Limaj: 400 milionë euro do t’i investojmë në bujqësi

Must Read

Limaj tha se Nisma beson se përfundimisht Kosovës i duhet një qeveri reformatore.

Sipas tij, Qeveria e ardhshme duhet të heq dorë përfundimisht nga subvencionet dhe të kalohet në mbështetje të fuqishme

Limaj theksoi se me qeverisjen e tyre, do të ketë 300 deri në 400 milionë euro investim në bujqësi.

“Mbrojtja e prodhimit vendor, ne jemi këtu në një rajon që është i njohur për patate dhe vite më herët kemi parë që duke mos pasur mundësi ta shesh dhe ose janë kalbur ose është dashur t’i derdhin dhe kjo nuk duhet të ndodh më. Ma nuk do të ketë raste dhe këto produkte të kalben. Me qeverinë e re, me angazhimin e Nismës nuk do të lejojmë që bujku i Kosovës të jetë në rolin e jetimit dhe të që tregu i Kosovës të pushtohet nga mallrat e rajonit”, ka thënë ai, shkruan Insajderi

Po ashtu, ai tha se do të lansojnë dhe do të hapin zyrën e vetëpunësimit, ku secili që ka ndonjë ide do të përkrahet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img