03,07,2025

Nisin përgatitjet për edicionin e 6-të të MuralFestit

Must Read

Përveç se ia kanë shtuar bukurinë qytetit të Ferizajt, muralet tanimë janë bërë pjesë edhe e vet trashëgimisë kulturore të qytetit.

Festivali i muraleve “MuralFest” i cili është ideuar nga dy piktore Ferizajase, për pak ditë fillon me edicionin e vet të gjashtë, ku përmes pikturimit të fasadave, artistët i dhurojnë qytetit pamje të bukura në zemër të tij, transmeton Televizioni Tema.

“Këtë vit e festojmë edicionin e gjashtë të festivalit të muraleve. Tema është Home(shtëpia), festivali fillon me 12 qershor dhe me 20 qershor përfundon. Këto data nuk janë rastësisht, data 12 qershor është përzgjedhë për ditën e çlirimit të qytetit tonë, data 20 është dita ndërkombëtare e refugjatëve. Data i shkojnë shumë trajtimit të temë që është shtëpia ku pjesën më të madhe e muraleve do ta trajtojnë vitin 99, eksodin, refugjatët e Kosovës dhe pikërisht datat janë përzgjedhë sipas temës” thotë Pranvera Sylejmani, drejtuese artistike e Muralfestit.

Për pikturimin e muraleve, gjatë këtij festivali marrin pjesë edhe artistë ndërkombëtar, të cilët punimet i kryejnë me inspirim nga tema e MuralFestit.

“Koncepti është home dhe kemi deshtë me tregu historinë tonë, prej eksodit 99′ e tutje.  Ka elemente të kësaj periudhe. Të gjitha punimet i detikohen temës  dhe këtij koncepti. Du me i falenderu shumë artistët që kanë me qenë pjesë e këtij edicioni, të cilët kanë punu dhe e kemi arritë atë pikën që e kemi deshtë ne si MuralFest”- thotë Lebibe Topalli, drejtoreshë ekzekutive e MuralFest-it.

MuralFest-i sivjetëm  është zgjeruar gjeografikisht, dhe një pjesë e muraleve do të punohen edhe në qytetin e Gjakovës, transmeton televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img