19,04,2024

E shfrytëzoi për shërbime seksuale, Gjykata e Ferizajt i cakton tre vjet burgim të pandehurit

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.B. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale shërbimet seksuale të vik timës së tra fikimit.

“Kryetari i Trupit gjykues – Mustaf Tahiri, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, dhe pranimit të fajësisë nga i pandehurin për veprën penale me të cilën e ngarkon aktakuza, të pandehuri A.B. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet.

I pandehuri A.B. akuzohet se në muajin shkurt 2020, në Ferizaj, ka shfrytëzuar shërbimet seksuale të vik  timës së tra fikimit, në atë mënyrë që ka kontaktuar me personin H.B., i cili ia kishte ofruar vik timën N…. e cila është person posaçërisht i ndjeshëm për shkak të prapambetjes mendore, për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë, me ç`rast personi H.B., ia kishte dërguar vik timën tek një motel, ku pas shfrytëzimit të shërbimeve seksuale nga vik tima, të njëjtën e ka paguar në shumë prej pesëmbëdhjetë (15) euro”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img