26,04,2024

Nisi procesi mësimor në Ferizaj, kryetari Aliu dhe drejtori Llabjani urojnë nxënësit e mësimdhënësit

Must Read

Ky vit që në pjesën dërrmuese u shoqërua i mbyllur për institucionet arsimore, diktuar nga gjendja epidemiologjike në vend, këtë të hënë, ktheu gëzimin në fytyrat e mijëra nxënësve, prindërve e mësimdhënëse.

Kështu, sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, edhe në Ferizaj, shkollat hapën dyert për të nisur procesin mësimor.
Mijëra nxënës që për herë të parë përfshihen në procesin mësimor, mes gëzimit e njohjes më bashkëmoshatarët nisën sot rrugëtimin e tyre në arsimin lokal.

Për të uruar këtë ditë të veçantë për të gjithë nxënësit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me nënkryetarin e Komunës, Arton Gavazi dhe drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani vizituan disa nga shkollat e Ferizajt.

Ishin Gjimnazi “Kuvendi i Arbrit”, shkolla fillore “Vezir Jashari” dhe shkolla fillore “Muharrem Shemsedini” në Fshatin e Vjetër, drejtuesit e së cilës bashkë me nxënësit e mësimdhënësit, pritën në vizitë kreun e Komunës.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu tha se shkollat e Ferizajt kanë bërë përgatitjet për fillimvitin e ri shkollor, duke respektuar kushtet e kërkuara për mbrojtje nga virusi COVID-19, sipas udhëzimeve nga niveli qendror. Ai tutje, bashkë me drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani, në vizitën që i bën institucioneve arsimore në Ferizaj panë nga afër përgatitjet e bëra, si dhe uruan mbarësi e shumë suksese për nxënësit në këtë fillim vit shkollor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img