19,04,2024

Nis Java e Personave të Pagjetur

Must Read

img-6665

Një prej kategorive më të prekura nga lufta, familjarët e personave të zhdukur, përmes shoqatave dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, po kërkojnë edhe këtë vit vëmendjen e institucioneve për ndriçimin të fatit të personave të zhdukur

Një prej kategorive më të prekura nga lufta, familjarët e personave të zhdukur, përmes shoqatave dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, po kërkojnë edhe këtë vit vëmendjen e institucioneve për ndriçimin të fatit të personave të zhdukur.

Për një javë rresht, komisioni, bashkë me familjarët dhe shoqatat, do të shënojnë Javën e të Pagjeturve në Kosovë, si çdo vit tjetër, me kërkesën që kjo çështje e ndjeshme mos të mbahet më peng nga politika.

Ata shpallën sot zyrtarisht Javën e të Pagjeturve e cila do të mbyllet me ditën e tyre, 27 Prillin.

Dita e parë për të kujtuar të pagjeturit filloi me vendosjen e luleve tek memoriali për të zhdukurit afër ndërtesës së Kuvendit.

17 vjet pas luftës, Kosovës i mungojnë më shumë se 1600 persona të vrarë, e të zhdukur pastaj nga forcat serbe.

Ajo çka vazhdimisht familjarët kërkojnë është që politika mos të bllokojë procesin e zbardhjes së fatit të më të dashurve të tyre.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, gjatë një konference, edhe një herë kërkoi që çështja e të pagjeturve të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel.

Përfaqësuesi i familjarëve, Bajram Qerkini përsëriti se ende ka shumë punë për të bërë, por institucionet e Kosovës nuk i kanë duart e zgjidhura për të zbardhur këtë çështje.

Dita që do të përmbyll aktivitetet do të jetë 27 Prilli, e cila është shpallur nga Kuvendi i Kosovës si Dita e Personave të Pagjetur.

Janë më shumë se 1600 persona në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk dihet.

Aktualisht, gërmimet po vazhdojnë në Kizhevak të Rashkës, por ende nuk është shënuar ndonjë gjetje./KosovaPress/

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/nis-java-e-personave-te-pagjetur-70650/#sthash.ZVokl2W1.dpuf

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img