25,04,2024

Nga 1 qershori shpenzimet e varrimit falas

Must Read

Memorandum mirëkuptimi mes krerëve të bashkësive fetare në Ferizaj

Sot edhe zyrtarisht u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi mes kryetarit të Komunës, Muharrem Svarqa dhe krerëve të bashkësive fetare në Ferizaj për heqjen e shpenzimeve të varrimit për qytetarët.

Me këtë rast kryetari Svarqa këtë memorandum e ka cilësuar të një rëndësie shumë të madhe, për shkak të asaj se qytetarët ferizajas më nuk do ta kenë problemin e shpenzimeve të varrimit për të afërmit e tyre.

“Komuna do t’ua paguaj mjetet bashkësive fetare në xhirollogaritë e tyre, të cilat do të paguhen pas faturimit të shpenzimeve të varrimit; faturat do të shoqërohen me certifikata të vdekjes si dëshmi për vdekjen e një anëtari të bashkësisë fetare, por në të njëjtën kohë bëjnë përjashtim të gjitha ato familje që organizojnë ceremoni të varrimit jashtë bashkësive fetare dhe që janë në një mënyrë të papërcaktuara dhe ky është një vendim që përfshin të gjithë qytetarët pa asnjë obligim. Kjo është e specifikuar vetëm për banorët e Ferizajt dhe nuk ka asnjë ndërlidhje me banorët që nuk janë me vendqëndrim në Ferizaj”, ka thënë kryetari Svarqa.

Edhe krerët e bashkësive fetare Don Viktor Sopi famullitar i kishës katolike, Bujar Hasani nga Bashkësia Islame në Ferizaj, Nazmi Berisha nga komunitetit protestant dhe Trajko Vllajkoviq e kanë vlerësuar tejet lart vendimin e Kuvendit të Komunës që të hiqen shpenzimet e varrimit për qytetarët ferizajas.

U bë e ditur se në marrëveshje është e specifikuar që kompensimi për shpenzimet e varrimit për një qytetar do të jenë 200 euro.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje kryetari Muharrem Svarqa dhe krerët e bashkësive fetare, kanë pirë edhe nga një kafe miqësore në qendër të qytetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img