26,04,2024

Nis Java e Personave të Pagjetur

Must Read

img-6665

Një prej kategorive më të prekura nga lufta, familjarët e personave të zhdukur, përmes shoqatave dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, po kërkojnë edhe këtë vit vëmendjen e institucioneve për ndriçimin të fatit të personave të zhdukur

Një prej kategorive më të prekura nga lufta, familjarët e personave të zhdukur, përmes shoqatave dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, po kërkojnë edhe këtë vit vëmendjen e institucioneve për ndriçimin të fatit të personave të zhdukur. Për një javë rresht, komisioni, bashkë me familjarët dhe shoqatat, do të shënojnë Javën e të Pagjeturve në Kosovë, si çdo vit tjetër, me kërkesën që kjo çështje e ndjeshme mos të mbahet më peng nga politika.

Ata shpallën sot zyrtarisht Javën e të Pagjeturve e cila do të mbyllet me ditën e tyre, 27 Prillin.

Dita e parë për të kujtuar të pagjeturit filloi me vendosjen e luleve tek memoriali për të zhdukurit afër ndërtesës së Kuvendit.

17 vjet pas luftës, Kosovës i mungojnë më shumë se 1600 persona të vrarë, e të zhdukur pastaj nga forcat serbe.

Ajo çka vazhdimisht familjarët kërkojnë është që politika mos të bllokojë procesin e zbardhjes së fatit të më të dashurve të tyre.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, gjatë një konference, edhe një herë kërkoi që çështja e të pagjeturve të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel.

Gjetaj: Kërkojmë që çështja e të pagjeturve të shtrohet në bisedime me Serbinë

“Kemi vërejtjet tona, kërkesat tona që kjo çështje të sensibilizohet, kjo çështje të futet edhe në tryezën e bisedimeve të nivelit politik, sepse besojmë edhe me tutje se çështjen e të pagjeturve peng e mban politika….Sot shpallim hapjen e javës së pagjeturve, sepse ende ballafaqohemi me mungesë, na mungojnë, varret ende I kemi hapur, ende 1666 persona evidentohen sit ë zhdukur. Kështu që nga viti I kaluar kemi shpallë javën e të pagjeturve në shenjë kujtimi e nderimi të familjeve, në shenjë të nderimit të gjithë atyre që kanë rënë për liri, si ushtarak, si civil”, tha Gjetaj.

Përfaqësuesi i familjarëve, Bajram Qerkini përsëriti se ende ka shumë punë për të bërë, por institucionet e Kosovës nuk i kanë duart e zgjidhura për të zbardhur këtë çështje.

Qerkini : Institucionet e Kosovës i kanë duart e lidhura në këtë proces

“Bëjmë çfarë të mundemi, përndryhse nuk I kanë duart e zgjidhura për të bërë aq sa duhet sipas kërkesave të familjarëve. Ende ka shumë për të punuar brenda dhe jasht Kosovës”, tha Qerkini.

Delegacioni i Kosovës është ai që vazhdimisht kërkon të ketë thellim të dialogut, me qëllim që sa më parë të zbardhet fati i personave të zhdukur.

Komisioni, bashkë me shoqatat, gjatë gjithë javës do të zhvillojnë vizita nëpër familje dhe në memoriale, duke ndarë kështu bashkë me familjarët dhimb jen që mbajnë ata tash e 17 vjet.

Dita që do të përmbyll aktivitetet do të jetë 27 Prilli, e cila është shpallur nga Kuvendi i Kosovës si Dita e Personave të Pagjetur.

Janë më shumë se 1600 persona në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk dihet.
Aktualisht, gërmimet po vazhdojnë në Kizhevak të Rashkës, por ende nuk është shënuar ndonjë gjetje./kp

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img