23,04,2024

Ngritja e Sheshel-it, radikalët duan Serbinë e Madhe

Must Read

sheshel-2-690x380

Në Serbi është paraqitur një valë e madhe në përkrahje të partive nacionaliste, sidomos për Partinë Radikale të Vojisllav Sheshel-it, e cila deri më tani sipas sondazheve ka tetë për qind të përkrahjes, shkruan Politico, njofton Klan Kosova.

Ultranacionalistët e Sheshel-it për momentin nuk janë të përfaqësuar në Parlament, mirëpo deri më tani duket se me siguri e pa asnjë problem do ta kalojnë pragun prej pesë për qind për t’i siguruar ulëset e nevojshme në Kuvend.

Përderisa partia që e kundërshton anëtarësimin në Bashkimin Europian, advokon për lidhje më të ngushta me Rusinë dhe promovon “Serbinë e Madhe”, që parasheh bashkimin etnik të serbëve dhe rikthimin e kufijve të ish-Jugosllavisë në Ballkan, po ia dilte mirë me fushatën edhe para verdiktit të Hagës, shfajësimi i ka dhënë Sheshelit një rritje goxha të mirë.

Kryeministri aktual i Serbisë Aleksander Vuçiq është përgjigjur duke i dhënë elektoratit mundësinë të zgjedhë në mes një të ardhmeje në Bashkimin Europian, apo një Serbie me problemet e së kaluarës.

“Do t’i luftoj idetë e tyre dhe vlerat e tyre”, ka thënë Vuçiq.

“Do të shohim se për çka do të vendosin njerëzit. Nuk mendoj se na duhen më shumë luftëra e përplasje në rajon”.

Shqetësimi i vetëm i Vuçiq-it shkruan Politico, mund të jetë pjesëmarrja e paktë e serbëve në votime, gjë që do të mund t’i dërgonte nacionalistët deri në fitore.

Në një intervistë ai pati thënë se është i hapur për koalicione qeverisëse nëse partia e tij e fiton shumicën. Mirëpo ai e ka përjashtuar çdo formë të bashkëpunimit politik me Sheshel-in dhe forcat e tjera nacionaliste.

Analistët politikë në Serbi, mendojnë se suksesi i pritur elektoral i Sheshel-it, mund t’i hyjë shumë në punë Vuçiqit.

Kur gjërat vështirësohen, prezenca e ekstremistëve në parlament mund t’i ofronte Vuçiq-it një mundësi të mirë për t’iu dëshmuar votuesve të tij, por edhe BE-së, se cila është alternativa e lidershipit të tij.

Në anën tjetër, kritikët e tij mendojnë se tashmë ai ka fituar mjaft fuqi dhe se zgjedhjet vetëm sa do t’ia fuqizojnë edhe më shumë autoritetin brenda shtetit, shkruan Politico,

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img