19,04,2024

Nga rrëzimi i helikopterit, pesë persona të vdekur

Must Read

656X37383492USa

Nga rrëzimi i helikopterit turistik afër një parku kombëtar në Tenesi të Shteteve të Bashkuara, kanë vdekur të pesë personat që ishin në bord.
Rrëzimi ka ndodhur mbrëmë vonë, ndërsa helikopteri ishte përfshirë nga flaka pas përplasjes. Pas afër katër orëve të përplasjes, dhjetëra makina të shërbimeve emergjente kanë arritur në vendin e ngjarjes, raporton agjencia AP. Bordi i Sigurisë Kombëtare të Transportit ka njofuar se hetuesit nga kjo agjenci janë nisur në skenën e rrëzimit të helikopterit turistik. Ekspertët theksojnë se është herët të përcaktohet shkaku i përplasjes, por disa operatorë të helikopterëve turistikë dihet se ndonjëherë janë të pakujdesshëm për t’i “ngazëllyer turistët” dhe fluturojnë shumë afër drunjve ose ujëvarave, apo ndërmarrin manovrime të rrezikshme.(rel)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img