26,04,2024

Nga 1 shtatori shkollat me sigurim fizik dhe kamera

Must Read

Incidetet e fundit nëpër shkollat e Ferizajt, kanë bërë që të kërkohet rritje e sigurisë në këto institicione edukativo-arsimore.

Drejtori i shkollës fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj, Milazim Dërguti, shkollë kjo në të cilën kohëve të fundit kanë ndodhur disa incidente të njëpasnjëshme, tha se ato nuk do të ndodhnin nëse në shkollë do të ishin të instaluara kamerat e sigurisë. Dërguti theksoi se institucioni që ai udhëheq ka nevojë për kamera të tilla, andaj kërkoi nga Drejtoria e Arsimit që të instaloj ato në këtë shkollë që, sipas tij, vazhdimisht i ekspozohet rrezikut, duke qenë në qendër të qytetit.

“Është fakt që në shkollën tonë nuk ka kamera për të vëzhguar gjendjen, lëvizjen, frekuentimin e nxënësve dhe personelit të shkollës e komunitetit si dhe të njerëzve që frekuentojnë në oborrin e shkollës, do të ishte e nevojshme të ishin ato prezente, për faktin se me rastin e ndodhjes së ndonjë rasti të veçantë, qoftë dhunë fizike apo psikologjike, apo ndonjë ndodhi tjetër që ndodhë në oborrin e shkollës e në objektin brenda saj do të ishte më lehtë të identifikohen personat që e kryejnë atë veprim’’, theksoi Dërguti.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa pas aprovimit të këtyre propozimeve deklaroj se ndihet mjaft mirë që komuna e Ferizajt dita ditës po shndërrohet në një qendër të rëndësishme zhvillimore.Sipas të dhënave zyrtare projekti P2 pritet të kushtojë 8 deri 9 milionë euro , projekti P3 kap vlerën rreth 6 milionë euro, ndërsa projekti i rritjes së sigurisë nëpër shkolla arrin deri në 3 milionë euro.‘’Sigurimi i shkollave fillore dhe të mesme në Ferizaj’’, në 13 lokacione, ndërsa nëpër shkollat tjera do të vendosen kamera.

“Planifikojmë që gjatë periudhës sa jemi në pushim që më 1 shtator të kemi një siguri fizike për të gjitha shkollat e komunës së Ferizajt, është fjala për shkollat e mesme dhe shkollat e qytetit që janë të mëdha në mënyrë që të kemi një siguri më të lartë, pra vendosja e kamerave në shkollat që nuk kanë dhe vendosja e bufeve brenda objektit shkollor që mos të lejojmë që të hyjnë njerëz të huaj e nxënësit të dalin jashtë saj dhe besoj që do të rritej siguria”, ka thënë Muharrem Svarqa.

Hulumtimet dhe studimet e ndryshme që janë bërë nga organizatat joqeveritare tregojnë se në të gjitha shkollat e Kosovës, dukuritë e tilla si shkelja e rregullave, ngacmimi, rrahjet, prania e armëve të ftohta dhe armëve të zjarrit kanë shënuar trende shqetësuese.

 

Anëtarët e Komitetit të PPP-së aprovuan Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat “Sigurimi i shkollave fillore dhe të mesme në Ferizaj”, për Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat “Parkingu nëntokësorë P2 në Ferizaj në afërsi të Spitalit të qytetit”, si dhe Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat “ ndërtimi i parkingut P3” në Ferizaj, në afërsi të Stacionit të Policisë.

Mbi 20 milion euro vinë në Ferizaj nga Partneriteti Publiko Privat

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img