16,04,2024

Nexhmedin Spahiu: E ftoj Lumezin që dikë prej ekspertëve ta fusë në burg!

Must Read

Nexhmedin-Spahiu-680x365

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka thënë se shumë ekspertë meritojnë të jenë në burg, raporton GazetaBlic.
Ai në “Click” të rtv21, ka thënë se i bën ftesë kryeprokurorit që të veprojë në këtë drejtim.

“I bëj ftestë kryeprokurorit Lumezi, që dikë prej ekspertëve duhet me e futë në burg, se ka sa të duash”, është shprehur ai.

Sipas tij, në atë cast që gjendet se një ekspert ka nënshkruar tjetër gjë nga ajo që është dashur, ajo është punë e kryer.

“Në momentin që gjejmë ekspertë se e kanë nënshkruar që asfalti është 10 cm, e del se është 2, del vetë fakti”, ka shtuar tutje Spahiu.

Ai ka thënë se gjithë këto krime u bënë në emër të ekspertizës dhe asnjë person nuk shkoi në burg.

Njohësi i çështjeve politike Nexhmedin Spahiu, është shprehur i vendosur se ne si shoqëri duhet të kërkojmë llogari nga prokurorët, gjyqtarët e instancat e tjera në Kosovë. /GazetaBlic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img