25,04,2024

Nesër pritet rekomandimi për vizat, pasnesër Mogherini në Kosovë

Must Read

Kosovën pasnesër (të enjten) do ta vizitojë përfaqësuesja e lartë për Punë të Jashtme e BE-së, Frederica Mogherini.

Njoftimi vjen nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Vizita e Mogherinit në Kosovë vjen vetëm një ditë pas kur Komisioni Evropian pritet të japë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas njoftimit për medie, ajo do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pret të enjten në Prishtinë Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe zonja Mogherini do të diskutojnë për proceset eurointegruese të Kosovës dhe do t’iu adresohen qytetarëve të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img