Ferizaj

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi në mes të UShAF dhe American Advising Center


Publikuar më:


Në vazhdën e bashkëpunimit me aleatin më të rëndësishëm të shtetit të Kosovës – SHBA – në, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), përfaqësuar nga Rektori, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe American Advising Center (AAC), përfaqësuar nga znj. Drita Sylaj, nënshkruan sot Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi me qëllim të partneritetit për testim të gjuhës angleze, me testin TOEFL.

Memorandumi do të ofroj ndihmë dhe informata për testimin e gjuhës angleze, me testin TOEFL, për kandidatët e interesuar për programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë.

AAC do të ofroj publikimet e Departamentit të Shtetit Amerikan për rrjetin EducationUSA dhe materiale të tjera të AAC, do të zhvilloj sesione iformuese në lidhje me testet standardizuese në Kosovë dhe mundësitë e studimeve në SHBA, në veçanti ato me bursa. Po ashtu, do të ofroj këshilla dhe udhëzime të përgjithshme dhe pa pagesë mbi testet standardizuese dhe mundësitë e studimeve në SHBA për studentët, stafin akademik dhe atë administrativ.

Ndërsa, në UShAF do të zhvillohen aktivitete të përbashkëta me AAC. Po ashtu, Universiteti do ta përkrah stafin e AAC dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë, si dhe do të siguroj mundësi për stafin e tyre për prezantimin e programeve dhe aktiviteteve tek studentët, stafi akademik dhe administrativ.

Me nënshkrimin e këtij Memorandumi, të dyja palët partnere shprehën gatishmërinë për mbarëvajtjen e këtij Memorandumi dhe premtuan se do të punojnë shumë për thellimin e këtij bashkëpunimi.

UShAF ka pasur bashkëpunime të shumta me SHBA-në, duke përfshirë atë me Institucionet e Arsimit të Lartë, duke sjellur ligjërues nga ana e tyre për studentët e UShAF, si dhe bashkëpunim të mirëfillt me ekipin e KFOR-it (LMT) për rajonin e Ferizajt.

AAC – EdUSA Kosovo, si qendër testuese për testin TOEFL në Kosovë, është themeluar nga Departamenti i Shtetit Amerikan ndërmjet Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

To Top