28,04,2024

Shënohet Dita e Lumturisë

Must Read

Në sheshin “Adem Jashari” të Ferizajt ishin mbledhur dhjetëra fëmijë, të cilët përmes disa aktiviteteve kulturore e artistike, sot po e festonin ditën ndërkombëtare të lumturisë.  Në të njejtën kohë, ata po e shënonin edhe 21 Marsin, ditën botërore të personave të prekur me Sindormën Down.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt Kristina Gashi-Bytyqi, tha se dita ndërkombëtare e lumturisë në qytetin tonë po shenohet për herë të parë.

“Sot për herë të parë në Ferizaj po organizohet dita ndërkombëtare e lumturisë, një ditë që vërtet ia vlenë të shënohet, pasi lumturia është mbi të gjitha. Unë do të thoja që vetë fakti që jetojmë dhe frymojmë, ne duhet të ndjehemi të lumtur gjithësecili” tha Kristina Gashi-Bytyqi.

Kurse Vanesa Sadriu, kryetare e Kuvendit të Rinjve të Ferizajt, të cilët dhe ishin edhe inciatorë të këtij aktiviteti, tha se në shumë shtete të botës shënohet kjo ditë, prandaj sipas të rinjve Ferizajas, edhe fëmijët e këtushëm meritojnë një mundësi të tillë.

“Sot është dita botërore e lumturisë dhe 21 marsi dita botërore e fëmijëve me sindromën Down, dhe kemi vendosur që t’i shënojmë së bashku, fëmijët do të këndojnë, recitojnë, dhe do të bëjnë ngjyrosje nëpër fytyra. Kështu që po besojmë që t’i lumturojmë përmes këtyre aktiviteteve”,tha Sadriu.

“Një natë kur të gjithë i zuri gjumi, të dëgjova tek i luteshe zotit të të jepte këmbë që për të vetmen herë të kaloje qytetit dhe mos të shikonin me përbuzje, së paku vetëm një herë mos ta kishe problem përdorimin e karroces”, – fragment nga eseja e Valinës 8 vjecare.
Në këtë aktivitet, ajo që emocionoi pjesëmarrësit, ishte 8 vjeçarja Valina Hoxha, e cila kishte përgaditur një ese që i dedikohej personave me sindromën Down.
Data 20 mars ishte propozuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që të shënohet si Ditë Ndërkombëtare e Lumturisë, dhe që nga 2013, kjo ditë festohet me aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike anembanë botës, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj fiton Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img