26,04,2024

Vitia shënoi Ditën ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit

Must Read

Me rastin e 3 Majit-Ditës ndërkombëtare të lirisë së shtypit, në Letnicë të Vitisë sot është mbajtur një tryezë me temën “Roli i medieve në demokratizimin e shoqërisë”, ku merrnin pjesë përfaqësues të Institucioneve lokale e qendrore , ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë Rajan O Neil, deputet të Parlamentit të Kosovës, udhëheqës të mediave qendrore, gazetar dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Në hapjen e kësaj tryeze, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti është fokusuar në rolin që kanë mediet në demokratizimin e shoqërisë dhe sfidat që I përcjellin ato gjatë veprimtarisë. “Roli I gazetarit dhe medieve në përgjithësi, ballafaqohet me sfida gjatë veprimtarisë. Ne si Institucione në vazhdimësi kemi vlerësuar punën e mirë të medieve dhe informimin por edhe ndikimin pozitiv në demokratizimin e shoqërisë. Do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar që të mbështesim punën e mirë të medieve edhe në të ardhmen dhe për këtë, pikërisht sot kam sjell vendimin për krijimin e hapësirës për Klubin e gazetarëve të Vitisë “Kerim Lewton”, në mënyrë që qasja mediale të jetë më e lehtë në ofrimin e informacioneve për opinionin”, ka thënë kryetari Haliti.

Kurse ambasadori britanez Rajan O’Neil, është shprehur se liria e shtypit është thelbësore për të si ambasador I një vendi të zhvilluar.

“Liria e shtypit është shtyllë e demokracisë dhe ka çmim. Gazetarët nëpër zona dhe vende të ndryshme ballafaqohen me shumë sfida gjatë raportimit dhe kjo e bënë të shpejtë punën e gazetarit’’ , ka thënë mes tjerash ambasadori O Neil.

Për qëllimin e organizimit të kësaj tryeze, ka folur edhe drejtoresha e Kulturës,Rinisë dhe Sportit në Viti Kaltrina Sylejmani, e cila ka theksuar se po në këtë ditë Vitia pos që shënon ditën e lirisë së shtypit, po ashtu edhe përkujton gazetarin e vrarë 15 vitë me parë Kerim Lewton.

Panelistët e kësaj tryeze Mufail Limani nga RTK, Abide Osmani nga klubi i gazetarëve “Kerim Lewton” të Vitisë, Zenun Pajaziti kryetar i komisionit parlamentar për media në Parlamentin e Kosovës dhe Ramadan Ilazi zv. ministër i Integrimeve Evropiane, kanë folur për temën e kësaj tryeze duke pasqyruar zhvillimin e medieve por edhe punën e tyre dikur dhe tani.

Në këtë takim mori pjesë edhe deputeti ferizajas në Parlamentin e Kosovës, Elmi Reçica ,i cili tha se   mediet duhet të mbështeten dhe të përkrahen në punën e tyre të pavarur.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, pajtohemi të gjithë që të angazhohemi për të garantuar dhe për të promovuar lirinë e të shprehurit në shtyp. Përkrahje e fuqishme për lirinë e shtypit, mbështetje për të mbrojtur mediet nga sulmet ndaj pavarësisë së tyre. Sot i kujtojmë me nderim gazetarët të cilët kanë humbur jetën në kryerje të detyrës së tyre.” tha Reçica

Në pjesën e dytë të kësaj tryeze, u diskutua nga të pranishmit për temën e caktuar duke vlerësuar objektivat dhe synimet për të ardhmen e medias kosovare në përgjithësi në demokratizimin e shoqërisë.

Në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit, të pranishmit kanë vizituar memorialin e gazetarit Kerim Lewton në Viti dhe vunë kurora lulesh në shenjë nderimi për veprën e tij, I cili u vra gjatë raportimit të konfliktit në Maqedoni në vitin 2001. Tryeza e sotme u organizua nga drejtoria për Kulturë Rini e Sport në bashkëpunim me Klubin e gazetarëve “Kerim Lewton “ në Viti.

13161126_10208068642186971_1358325542_o (1) 13120536_10208068642506979_1082424785_o 13161109_10208068643587006_367809022_o (1) 13148309_10208068644027017_1482440573_o (1) 13149840_10208068645987066_2110275421_n (1) 13161578_10208068643026992_1598878159_o

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img