Ferizaj

Në Stagovë dhe Runjevë përkujtohen dëshmorët Ekrem Gudaqi e Kemal Thaqi dhe 13 martirët e rënë për liri


Publikuar më:


Në fshatin Stagovë, është përkujtuar dëshmori Ekrem Gudaqi dhe 13 martirët e rënë më 21 maj të vitit 1999: Hanife Jaha, Selvije Krivanjeve, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. Nënkryetari i Komunës,së Kaçanikut Remzi Elezi, tha se qyteti i Kaçanikut edhe nëpër histori njihet si një qytet i lashtë e i lavdishëm. “ Në secilën periudhë të vështirë të atdheut, Kaçaniku i fali Kosovës bijtë dhe bijat më të mirë që kishte në luftën për çlirim nga okupuesi” tha mes tjerash nënkryetari Elezi. 

13254514_973093616137816_1988896294846734854_n

Ndërkohë Bekim Gudaqi duke evokuar kujtimet nga kjo ngjarje tha se atë ditë beteje përveç rënies së dëshmorit Ekrem Gudaqi e 13 martirëve, janë plagosur: Ziadin Mani, Rrahim Sadiku e Qemajl Ahmeti (ushtarë) dhe Beredin dashi, Shukri Dashi, Shefije Brruti, Lirije Krraba, Mevlide Sallahu, Nerimane Gudaqi e Fikrie Gudaqi. Hajrush Kurtaj, ish zëvendëskomandant i Brigadës 162 “Agim Bajrami” evokoi kujtimet nga betejat e lavdishme të Kaçanikut, duke u ndalur ne atë të 21 majit për të vazhduar pastaj me betejën e 25 majit.

13260025_973093779471133_5763479207586000524_n
Në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i përshëndeti dhe falënderoi vajza e dëshmorit Ekrem Gudaqi zonja Nerxhivane Gudaqi Dullovi.
Në këtë manifestim përkujtimor është shfaqur edhe një program kulturor artistik nga nxënësit e shkollës fillore “Agim Bajrami” dhe nga Shoqëria Kulturore Artistike “ Tingujt e Vendlindjes” Stagovë, ndërkaq më pas janë vendos kurora lule pranë bustit të komandantit Agim Bajrami dhe janë bërë homazhe te kompleksi memorial i dëshmorëve. Kurora lulesh janë vendosur edhe pranë pllakës përkujtimore të dëshmorit Ekrem Gudaqi e 13 martirëve të rënë më 21 maj 1999. Në 17 vjetorin e rënies, është nderuar në Runjevë dëshmori Kemal Thaqi. Pranë lapidarit të ngritur në fshatin Runjevë janë kurora lulesh.

Comments
To Top