26,04,2024

Në qershor nisin projektet infrastrukturore në Ferizaj

Must Read

Shumica e investimeve të premtuara nga ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj për komunën e Ferizajt, janë në fazat e tenderimit. Kështu tha drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj Arbër Bytyqi, duke njoftuar se projektet që do të financohen nga Qeveria e Kosovës janë nënkalimi për vetura në fshatin Nikadin, mbikalimi hekurudhor në qytet, një tjetër nënkalim hekurudhor për vetura në qytet, rikonstruktimi i rrugës Varosh- Gërlicë, vazhdimi i nënkalimit për këmbësor- dalja në rrugën ‘’Emin Duraku’’ si dhe rruga Tërrn-Bablak- Koshare.
“Sa i përket projektit ‘’Bashkimi i qytetit’’ vetëm se jemi në fazën e projektimit detal të projektit dhe po shpresojmë që kjo kryhet deri në gjysmën e muajit maj dhe më pas do të shpallim tenderin për këtë projekt, po ashtu tashmë kemi shpall tenderin për rrugën Gërlicë-Varosh, ndërsa në kuadër të ‘’Bashkimit të qytetit’’ është edhe nënkalimi për këmbësor në qytet si dhe jemi në fazën e tenderimit për rrugën Tërrn-Bablak dhe Koshare. Mendoj se koha e fundit kur ne duhet të nisim këto projekte në terren është qershori i këtij viti”, tha Bytyqi, për televizionin Tema.
Drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, tregoi se qeveria lokale e ka nënshkruar edhe një memorandum të ri për disa projekte të cilat ishin futur në kode buxhetore të Qeverisë së Kosovës nga pushteti i kaluar. Sipas Bytyqit këto projekte ishin nisur qysh në vitin 2016, por në mungesë të financave ato kishin mbetur të papërfunduara.
“Ato janë asfaltimi i rrugës Mirash-Cërrnillë, asfaltimi i rrugës Greme – Burrnik- Gaçkë, zgjerimi i rrugës Komogllavë-Trestenik, unaza e jashtme në Ferizaj, asfaltimi i rrugës Sazli-Papaz-Talinoc i Muhaxherëve, asfaltimi i rrugës Sojevë- Mirosalë-Pojatë, asfaltimi i rrugës Rahovicë – Kishnapole, asfaltimi i rrugës Pleshinë -Kashtanjevë si dhe asfaltimi i rrugës Talinoc i Muhaxherëve-Ferizaj. Ne nuk mund të japim përgjigje pse këto projekte të nisura në 2016 s’kanë përfunduar, dokumentet flasin që s’ka pasur financa të mjaftueshme për to, ndërsa tani ne kemi nënshkruar për të njëjtat projekte memorandume më të favorshme dhe do t’i realizojmë të gjitha deri në vitin 2020”, tha Bytyqi.
Ndryshe, gjatë takimit që ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj kishte zhvilluar me kryetarin e komunës së Ferizajt Agim Aliun në shkurt të këtij viti, pati premtuar se nga kjo ministri qyteti i Ferizajt do të përfitoj rreth 20 milionë euro investime, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img