26,04,2024

Në prag të paqës së paarritshme !

Must Read

Nga porta e politikës përkitazi me çështjen Kosovë-Serbi, po vjen era ndarje.
Për ta arsyetuar coptimin e Kosovës, në vend të fjalës ‘ndarje’ përdorin termin ‘ marrëveshje për shkëmbim teritorësh’.
Si zakonisht, atje në Beograd, Kisha Ortodokse insiston që të mbetet në opcion kontinuital statuti tanishëm, ngrirje e marrëdhënieve a po moratorium politik, ngase, simbas tyre faktori kohë do jetë në anën e tyre, ashtu siç ka qenë që nga paslufta e derimë sot.
Kjo, falë paaftësisë dhe shkurtpamësis së lidershipit kosovarë.
Krerët e subjekteve politike në Kosovë, më shumë janë angazhuar për revanzhe të brëndshme, hakmarrje, monopole mbi resurset shtetërore sesa ta përfundojnë betejën me Serbinë në rrafshin strategjiko-politik.
Tani Kosova është në fazën e fundit të kthesës së saj historike, madje kjo është etapa e cila e definon fatin politik dhe historik të saj: të mbijeton si shtetë me ardhmëri të qartë, a po t’i mjegullohet rruga e ta humb orientimin dhe idealin e saj, madje të mbetët barrë e rënd mbi supet e një gjenerate të re e cila gjithkujt mund të i beson, por politkës kosovare në asnjë moment.
Për të gjitha dështimet e Kosovës që nga paslufta e derimë sot, përgjegjësin e ka lidershipi kosovarë, pa përjashtime.
Për faktin se, beteja në rrafshin strategjiko-politik është më e rënd dhe më fatale sesa përballja në front.
Këtë kurr nuk arritën me kuptu lidershipi kosovarë, dhe si pasoj, përmes dialogjeve, negociatave dhe marrëveshjeve me Serbinë e futën Kosovën në anale të rrezikshme me pasoja shekullore.
Si popull, nuk duam asgjë më shumë nga lidershipi politik sesa: sinqeritetin, mençurin, unitetin mbarkombëtar dhe guximin për të i thënë JO, ambicieve për coptimin e Kosovës. Ndryshe, nuk do e kuptoj kurr, përse u derdh tërë ai gjak, dhe kush mund ta kompenzon idealin e popullit për Liri, Pavarësi dhe Integritet të pacenueshëm territorial ?
26.07.2017, Ferizaj

Ardian Sejdiu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img