19,04,2024

Në përkujtim të dëshmorëve të Lirisë (Video)

Must Read

-Video e një televizioni francez, e realizuar më 5 shkurt të vitit 1999, ditën kur u shpall aktgjykimi serb kundër Grupit të Ferizajt, siç quhej atëherë. Të akuzuar ishim 26 veta, prej të cilëve, të arrestuar ishim 13 veta. Na u shqiptuan gjithsej-289 vite burg! (Sqarim plotësues nga Besim M. Zymberi )
Nga 13 të arrestuar, vetëm dy u liruan gjatë gjykimit. Tre nga të arrestuarit, Rexhep Bislimi, Cen Dugolli e Bilall Shala, u vranë me torturë në mënyrën më mizore, gjatë të ashtuquajturës, procedurë gjyqësore-hetimore. Pasojat e torturës edhe për të tjerët ishin të tmerrshme dhe të përjetshme. Ndërsa, si pasojë e këtyre dënimeve, në kampin e Dubravës, në periudhën e Masakrës së Dubravës (19-23 maj 1999), u vranë nga ky grup edhe, Enver Topalli e Ahmet Hoxha. Nga avokatët mbrojtës, dy nuk janë në mesin tonë sot: Bajram Kelmendi (i ekzekutuar me të dy djemtë) dhe Alishefik Spahiu, i rrëmbyer nga pushtuesit serbe, për fatin e të cilit nuk dihet ende!

Sipas vlerësimeve të ekspertëve ndërkombëtarë, por edhe të atyre serbë, për kah pasojat, Grupi i Ferizajt ishte cilësuar si më i torturuari në ish Jugosllavi, nga viti 1945 e tutje. Pasojat e përmbledhura: 26 të akuzuar, 13 të arrestuar, 5 të vrarë me torturë, të gjithë të tjerët me pasoja të rënda nga torturat, 289 vite burg për tërë grupin, 8 të mbetur gjallë nga 13 të arrestuarit!
Në procedurën farse të gjykimit, ishim: Enver Topalli, Sylejman Bytyçi, Besim Zymberi, Skënder Ferizi, Agim Reçica, Xhavit Zariqi, Ylber Topalli, Ahmet Hoxha dhe Haxhi Bytyçi. Xhaviti dhe Haxhiu u liruan. Rexhep Bislimi, Cen Dugolli dhe Bilall Shala, ishin vrarë me torturë gjatë korrikut e gushtit të vitit 1998, ndërsa Enver Topalli e Ahmet Hoxha, u vranë në Masakrën e Dubravës.
Ishim akuzuar e dënuar për: Formim të Shtabit të UÇK-së për Ferizaj dhe pjesëmarrje në disa aksione të armatosura kundër forcave serbe!(Sqarim  nga Besim M. Zymberi )

Gjykuar për kohën, nuk flitej dot për ndonjë procedurë të rregullt gjyqësore. Në të vërtetë, qysh me ditën e arrestimit, për shkak të rrethanave ekzistuese dhe atyre që do të pasonin, them me bindje se ishim dënuar me vdekje të gjithë dhe, vetëm se prisnin radhën për ekzekutim! Fati deshi që shumica prej nesh të mbijetojmë!
Në video (është pak më e gjatë nga përmbajtja që është publikuar këtu), nuk shihemi të gjithë të arrestuarit e të dënuarit. Fokusimi tek Ylberi, ndërlidhet me gjendjen e tij aktuale të atëhershme, si pasojë e një plageje të rëndë në boshtin kurrizor, të marrë me armë zjarri gjatë tentimit të tij për të ikur nga salla e gjyqit, gjatë procedurës hetimore. Dallohen më qartë në video edhe, Sylejman Bytyçi, Skënder Ferizi, Agim Reçica, i ndjeri Ahmet Hoxha etj.
(Unë ,B. Zymberi, vështirë dallohem në video. Ndoshta kameramani francez më ka ‘bojkotuar’ me qëllim, sepse mund t’i jem dukur si anglez apo gjerman smile ikonë emocionale )
Nga familjarët e intervistuar, sipas radhës janë: Safete Ramadani-Zymberi (bashkëshortja, atëherë e fejuara ime), Muhamet Zymberi-babai im i ndjerë, Mexhide Mjaku-Topalli-bashkëshortja e Ylber Topallit dhe në fund, avokatët, Bajram Kelmendi e Fazli Balaj.
Mendoj se në po të njëjtën ditë, pasi ishte liruar, me pasoja nga tortura t e tmerrshme, ishte intervistuar nga po i njëjti televizion edhe Xhavit Zariqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img