25,04,2024

Në PDK thonë se Xhabir Zharku u ka “hyp skijave”, nuk e mirëpresin në parti

Must Read

xhabir-zharku23

Ish-kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku edhe pse është i dënuar me tre vjet burg nga Gjykata Supreme e Kosovës, ende jeton dhe vepron i lirë në shtetin e Suedisë. Madje ai as që fshihet nga drejtësia, duke dalë lirshëm dhe pa frikë.

Në disa foto të publikuara, Zharku është shfaqur me një dukje krejtësisht ndryshe dhe duke qethur dele. Por ky publikim i fotove të Zharkut teksa “qeth lesh” në liri, nuk i ka bërë përshtypje autoriteteve kosovare të cilat janë përgjegjëse për moskapjen e tij, pasi që askush nuk ka reaguar.

Indeksonline ka kontaktuar ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi i cili është pyetur se a do të marr ndonjë iniciativë ministria që e udhëheq ai për ta ekstraduar Zharkun. Ai shkurt ka thënë se kjo ministri merr veprim ligjor në çdo rast.

Kjo ministri në vitin 2012 kishte deklaruar se Zharku nuk mund të ekstradohet për shkak se ka shtetësi suedeze.

Nëse deri në maj të vitit 2018 Zharku nuk arrestohet, atëherë mund të kthehet i lirë në Kosovë, pasi deri në atë kohë i përfundon afati për mbajtjen e burgut.
Kthimin e ish- kryetarit të Kaçanikut në strukturat e PDK-së, nuk deshi ta komentonte nënkryetari kësaj partie Memli Krasniqi.

Në një prononcim për Indeksonline, Krasniqi ka thënë se nuk dëshiron të komentoj për këtë çështje sepse nuk ka përgjegjësi për degët e partisë.
Ndërsa sipas sekretarit të PDK-së, Basri Musmurati, Zharku iu ka hip “skijave”. “Nuk di çfarë të them për të, ai iu ka hyp skijave moti”, ka thënë Musmurati.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar dy ditë më parë se Zharku duhet të bëhet burrë dhe të ballafaqohet me drejtësinë, e jo të fshihet.

Ish-kryetarit të Kaçanikut, Gjykata Supreme ia kishte vërtetuar dënimin me tre vjet burgim në maj të 2012-ës, kur ai kishte arritur të udhëtonte për në Suedi pa u kapur nga autoritetet vendase. Ai është dënuar për detyrim dhe armëmbajtje pa leje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img