26,04,2024

Në natën e katërt të Festivalit të Teatrove shfaqet shfaqja ”Për të Vërtetën”

Must Read

Në natën e katërt të Festivalit të Teatrove që është duke u mbajtur në Ferizaj, para publikut ferizajas është prezantuar trupa teatrale ‘’Avdush Hasani’’ nga Podujeva me shfaqjen “Për të Vërtetën”, me regji të Agron Gërgurit dhe tekst të Haqif Mulliqit.

Në pjesën e debatit, njohës të teatrit, thanë se shfaqja ‘’Për të Vërtetën’’në përgjithësi ishte e mirë mirëpo ka pasur nevojë që të punohet edhe më shumë në të.

Kjo shfaqje me të vërtetë meriton që të punohet ende në të dhe pse jo të garoj në ndonjë festival ndërkombëtar sepse është një teatër që ka vlera, ka një kohë të gjatë që unë nuk kam parë një aktrim kaq të natyrshëm, përveç po të mos ishte ai monologu për mendim timin mund të largohej fare, është një nga interpretimet më të natyrshme që më ka bërë përshtypje”,tha Shefqet Gjocaj.

“Unë mendoj se është një shfaqje që arriti të ndërtoj universin e vet brenda dy kategorive absurde të jetës së njeriut, brenda dy kategorive abstrake siç është shpeshherë mungesa brenda nesh edhe kujtesa”,tha Dije Demiri-Frangu.

“Dramat janë pak më të vështira, mendoj që kjo shfaqje ishte për një shtresë të spektatorëve që kanë kultivuar  shijen e teatrit,  nuk ishte i lehtë  komunikimi i trupës teatrore me spektatorët, teksti ishte i mirë, skenografia interesante, personazhi kryesor ishte i plotësuar por disa prej lëvizjeve që bëhen nga aktorja tjetër ishin lëvizje të ngadalshme, të panevojshme të cilat nganjëherë tek spektatorët e krijojnë një lloj shkëputje dhe sipas meje krijojnë njëfarë lloj anemie”,tha Gazmend Bytyqi.

Kanë mbetur edhe 3 shfaqje deri në përmbyllje të ecidionit të 46-të të Festivalit të Teatrove ku dhe do të ndahen 10 çmime për shfaqjet e pjesëmarrëse në këtë festival./Televizioni Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img