28,03,2024

Në Mitrovicë shënohet 17 vjetori i Ditës së Eksodit dhe i të pagjeturve

Must Read

Pont_AUSTERLITZ_Mitrovica-681x511

Me moton “Mos e harroni të kaluarën, për një të ardhme të sigurt drejt bashkimit kombëtar”, të premten në Mitrovicë u mbajt akademi përkujtimore për shënimin e 17-vjetorit të Ditës së “Eksodit 99”, kur forcat serbe dëbuan me dhunë për në Shqipëri popullatën shqiptare të Mitrovicës me rrethinë, me qëllim të spastrimit etnik të Kosovës.

Po ashtu, sot u shënua edhe Dita e të Pagjeturve, me ç’rast gjatë kësaj ceremonie u tha se me një vendim të Komunës së Mitrovicës, 15 prilli u caktua datë për shënimin e të pagjeturve të këtij qyteti.

Në këtë akademi përveç familjarëve të dëshmorëve, familjarëve të viktimave të luftës, ish-luftëtarëve, morën pjesë edhe kryetarë komunash, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, kryetari i Komisionit qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, si dhe mysafirë të shumtë.

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, tha se ndjen dhembje për të gjithë ata njerëz fati i të cilëve akoma nuk dihet.

Bahtiri tha se komuna përmes institucioneve qendrore po bën përpjekje të vazhdueshme, duke shtuar trysninë edhe tek ndërkombëtarët, që të bëhet presion edhe më i madh tek ata që kanë kryer krime, në mënyrë që të paktën të gjenden eshtrat e atyre për të cilët akoma nuk dihet asgjë.

Ndërkaq, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, tha se kjo ditë është ditë dhimbjeje, por edhe krenarie.

Sipas tij, është ditë dhimbjeje sepse pjesa dërmuese e Kosovës u dhunua për të lënë shtëpitë e tyre dhe për të ikur gjetiu pa adresë, ndërsa ditë krenarie, për shkak se Kosova sot është vend i lirë, i pavarur dhe demokratik.

Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit, u shpreh se do të ishte i lumtur sikur familjarëve të cilët presin me ankth qe 17 vjet, të kishte mundësinë t’u jepte lajmin e mirë për më të dashurit e tyre.

Kryetari i OJQ ‘Eksodi 99’ Ali Topalli, veç tjerash ka përshkruar peripecitë dhe sakrificat e të gjithë atyre që atë kohë u detyruan dhunshëm të braktisin shtëpitë dhe vatrat e tyre për t’u nisur në drejtim të Shqipërisë.
Sipas tij, e gjithë kjo ishte tmerr i vërtetë, ndërsa po ndodhte vetëm për ta pastruar Kosovën etnikisht.
Pas kësaj akademie, u zbulua edhe Monumenti Përkujtimor i Eksodit në parkun “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” në Mitrovicë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img