21,02,2024

Interesim i madh në mesin e fermerëve ferizajas për mbjelljet në serrave

Must Read

Produkte bujqësore thuhet se prodhohen mjaft por nuk ka treg e çmim të sigurt për to

14 serra të reja të financuara nga komuna dhe fermerë nga fshatra të ndryshme po ndërtohen edhe këtë pranverë në rajonin e Ferizajt. Interesimi për to thuhet se është shumë i madh sepse ato tashmë janë bërë burim ekzistence për shumë familje pa të ardhura të tjera.

Por problemet me tregun thuhet se shpesh edhe i dëmtojnë fermerët andaj kërkohet një fuqizim dhe promovim i produkteve vendore bujqësore.

Fatmir e Havushe Hetemi nga fshati Komogllavë i Ferizajt janë në përfundim të përgatitjeve për mbjelljet e radhës në serrën afër shtëpisë së tyre.

Kërkuan shumë mundësi të tjera ekzistence por nuk ia dolën prandaj citin e kaluar vendosën që të kërkojnë ndihmë edhe në komunë dhe e bënë serrën afër shtëpisë së tyre. Thonë të jenë të kënaqur me punën që po bëjnë por me tregun tregojnë se kanë telashe ndërsa shpesh dëmtohen në çmimin e shitjes.

Me veprimtarinë e serrave ka filluar të merret edhe familja Abedini në fshatin Komogllavë, por përveç punësimit ata thonë se kanë pasur dëshirë që të sjellin në Kosovë edhe varietete të rralla të produkteve bujqësore nga Zvicrra ku njëri nga anëtarët e familjes ka punuar një kohë të gjatë.

Ndërkaq në komunën e Ferizaj pohojnë se nga interesimi madh që kanë shfaqur banorë të lokaliteteve të ndryshme edhe sivjet janë ndarë 70 mijë euro për ndërtimin edhe të 14 serrave. Thuhet se nevojat e tregut lokal nuk plotësohen as me këto serra ngase ka nevojë çdo ditë e më shumë për produkte vendore të cilat do ta dominonin tregun.

“Tash bëhet trapimi i fidaneve, kështu që sivjet pese prej këtyre përfitueseve do të fillojnë me trapimin e domates ose specave. Kujtoj se të gjithë këta fermerë do t’i shfrytëzojnë maksimalisht këto serra”, tha drejtori i bujqësisë Xhemajl Reqica.

Veç të mirave të tjera për kultivimin e produkteve bujqësore në serrat e reja të vendosura thuhet se do të mund të gjejnë punë edhe një numër simbolik i grave apo të rinjve në këto familje. Në bazë të përvojave të mëhershme thuhet se të paktën nga dy persona kanë gjetur punë dhe kanë siguruar të ardhura nga shitja e produkteve të mbjella në serra gjatë tërë vitit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet e vdekur një grua në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një grua është gjetur pa shenja jete në autostradën “Arbën Xhaferi” në drejtimin Ferizaj-Prishtinë, në dalje të fshatit Babush, Rastin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img