29,04,2024

Në mbledhjen komemorative për dr.Sami Spahiun shquhet lart vepra e tij

Must Read

Pas një sëmundje të rëndë sot ka ndërruar jetë anesteziologu i njohur ferizajas dr. Sami Spahiu.

Mjekë, bashkëpunëtorë, struktura komunale e familjarë kanë organizuar sot një mbledhje komemorative për të nderuar jetën, veprën dhe kontributin e këtij mjeku ferizajas.

Në këtë mbledhje komemorative drejtori i spitalit të Ferizajt Bejtush Jaha tha se dr. Sami Spahiu ishte shembulli më i mirë i një punëtori shëndetësor, profesionist i rrallë e i dashur për të gjithë pacientët e tij.

“Doktor Sami Spahiun do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri me vlera të larta morale e njerëzor një doktor të pashoq, e një humanist të veçantë . Për shumë kohë ai dha kontribut që spitali i Ferizajt të jetë në nivel të detyrës andaj humbja e tij është një dhembje e madhe për ne” tha dr. Bejtush Jaha.

Edhe udhëheqës komunalë të cilët morën pjesë në këtë tubim përkujtimor, thanë se anesteziologu Sami Spahiu ishte një figurë e nderuar, prandaj respekti për të nuk do të harrohet asnjëherë.

Kryesuesi i Kuvendit të komunës Faruk Guri shprehu ngushëllime të sinqerta për të gjithë ata që e njohën Dr. Samiun.

“Doktor Samiu nga sot e tutje nuk do t’i mungojë vetëm familjes së tij, por gjithë bashkëpunëtorëve , institucioneve shëndetësore dhe shumë pacientëve që kaluan nëpër duart e tij. Ai la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë.
Si anesteziolog, lëmi ky ende i pa plotësuar në komunën tonë sa duhet, ai ka dhënë një kontribut të çmueshëm në spitalin e Ferizajt. Që nga viti 2006 për asnjë ditë nuk iu nda punës e nevojave të ndryshme shëndetësore, prandaj do ta kemi vështirë edhe më tutje të plotësojmë këtë boshllëk si njerëzor po ashtu edhe profesional” tha kryesuesi Guri.

Në tubimin përkujtimor për jetën dhe veprën e dr. Samiut dha disa detaje edhe kryetari i Shoqatës së Anesteziologëve Dr. Nehat Baftiu i cili çmoi lart kontributin e tij nëpër të gjitha institucionet shëndetësore ku punoi.

Dr. Sami Spahiu la pas vetën bashkëshorten dy djemët dhe vajzën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img