Lajme

Në Kosovë erdhën 18 mijë shkuan 74 mijë kosovarë


Publikuar më:


Bilanci i migrimit për vitin 2015, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) të publikuara lidhur me “Vlerësimin: Popullsia e Kosovës 2015”, ishte 55 572 persona.

Brenda vitit 2015, në territorin e Kosovës kanë ardhur (imigruar) 18 862 banorë, derisa numri i emigrantëve (larguar) kosovarë ishte 74 434 banorë. Bilanci i migrimit për vitin 2015, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) të publikuara lidhur me “Vlerësimin: Popullsia e Kosovës 2015”, ishte 55 572 persona.

Baza e të dhënave për ta vlerësuar numrin e popullsisë për vitin 2015 është marrë nga numri i vlerësuar i popullsisë rezidente në Kosovë në fund të vitit 2014, nga lindshmëria, nga vdekshmëria dhe nga lëvizjet e popullsisë së Kosovës për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2015. Ky publikim i ASK-së, ofron të dhëna statistikore mbi popullsinë në nivel vendi dhe komune.

Numri i lindjeve me banim rezident në Kosovë për vitin 2015 ishte 31 116 lindje, numri i vdekjeve ishte 8 884 dhe shtimi natyror ishte gjithsej 22 232.

Përkundër një shtimi natyror prej 22 232 banorëve, popullsia rezidente e Kosovës u zvogëlua për 33 340 banorë, për shkak të emigrimit (largimit) të theksuar në vitin 2015.

Popullsia rezidente e Kosovës për vitin 2015 (31 dhjetor 2015) vlerësohet të jetë 1 771 604 banorë rezidentë, thuhet në raportin e ASK-së.

Në këtë publikim janë përfshirë edhe lëvizjet e brendshme të popullsisë (nga një komunë në tjetrën), ku numri i lëvizjeve te brendshme është vlerësuar të jetë 8 972 banorë. ASK-j, ndërkaq do të vazhdojë ta bëjë këtë vlerësim, çdo vit, me qëllim që ta sigurojë serinë kohore të treguesve demografikë mbi ndryshimet në nivel territorial.

Comments
To Top