19,04,2024

Në Kosovë arrestohen pesë persona të dyshuar për trafikim me narkotikë në Ballkan

Must Read

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale te Republikës se Kosovës ka iniciuar hetimin lidhur me rastin për të cilën dyshohej për Trafikim me Narkotik nga grupi kriminal i përbërë nga shtetas të Shqipërisë, Turqisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Kosovës të cilët ishin duke organizuar transporte të narkotikëve nga Turqia për në Kosovë dhe nga Kosova për në Shqipëri dhe vende të tjera të Evropës perëndimore.

Pas grumbullimit të informatave te mjaftueshme ishte iniciuar rasti i koduar “Ballkani 2014”.
Lidhur me rastin janë zhvilluar hetime të përbashkëta në periudhë kohore prej 15 muajve ndërmjet të shteteve: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Turqi dhe Itali.

Me datë 29.06.2015 përmes masave teknike të hetimit është kuptuar se një person i dyshuar shtetas i Republikës se Shqipërisë është duke transportuar heroinë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Informacioni i është përcjellë autoriteteve shqiptare të cilat me të njëjtën datë në ora 17.00, në pikëkalimin kufitar Morinë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. P. i lindur më (1972), banues në Lezhë, pasi në kamion iu kishin gjet në cilësinë e provës materiale 15 kg. e 224 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

Po ashtu në vazhdimësi të rastit më datë 21.03.2016, autoriteteve të Republikës se Shqipërisë i është përcjellë informata lidhur me trafikim të narkotikëve edhe në autostradën Fushë Krujë-Vorë dhe nga kontrolli i ushtruar në një mjet është gjetur sasia prej 560 gramë, e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë. Lidhur me rastin ishin arrestuar dy persona dhe gjatë kontrollimit të një banese ishte gjetur një sasi prej 508 gr. lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.

Në operacionin e realizuar me datë 5 dhe 6 Korrik 2016 autoritetet e Republikës së Shqipërisë kanë arrestuar 12 persona të dyshuar, kanë shpallur në kërkim 3 të tjerë dhe kanë sekuestruar 16.6kg lëndë narkotike e llojit Heroinë, 5kg e 162g marshuanë, 4700 euro dhe 1.5 milion lekë, 7 automjete me vlerë mbi 200 mijë euro, dhe aparatë telefonikë e prova të tjera materiale.

Përderisa sot me 07.07.2016 Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik e përkrahur nga njësitet e Reagimit të Shpejtë nga Rajonet Ferizaj, Prizren dhe Gjakovë, si dhe njësitë K9 ka realizuar Planin Operativ “Ballkani” me ç`rast janë kontrolluar shtatë lokacione dhe janë arrestuar 5 persona të dyshuar, dy në Malishevë , dy në Shtërpcë dhe një në Prizren. Lidhur me rastin janë sekuestruar : 4000 €, disa telefona dhe një veturë.

Personat e arrestuar janë :

A. T. i lindur më 24.02.1952 shtetas i Turqisë
E. H. i lindur më 15.03.1985, Sh/Kosovar
E. Th. i lindur më 05.05.1949, Sh/Kosovar
G. K. i lindur më 17.05.1964, Sh/Kosovar
Lj. O. Serb/ Kosovar

Operacioni është realizuar edhe në vendet tjera dhe ka rezultuar:

Në Greqi janë arrestuar 10 shtetas dhe 10 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe janë konfiskuar 7 kg. 262 g heroinë, 1.8 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 7.9 kg marihuanë, 33.615 euro dhe 4 armë të ndryshme.

Në Maqedoni janë arrestuar 5 shtetas dhe 7 të tjerë janë nën hetime. Janë sekuestruar 1 kg e 300 g e dyshuar e llojit heroinë dhe 170 kg marihuanë.

Në Bullgari është arrestuar një shtetas dhe janë sekuestruar 2 kg e 62 g heroinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img