26,04,2024

Në Koshare të  Ferizajt  fillojnë punimet në rregullimin e rrugëve 

Must Read

Ferizaj.17.08.2017.  Në fshatin Koshare kanë filluar punimet në rregullimin e rrugëve të këtij fshati. Nga afër këto punime i ka përcjellur edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryesuesi Faruk Guri si dhe drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi.

Me këtë rast kryetari Svarqa, është shprehur se këto projekte janë tepër të rëndësishme për banorët e këtij lokaliteti.

“Këtu po fillojmë sot asfaltimin e disa rrugicave dhe rrugëve në tërë territorin gjeografik të fshatit Koshare , një pjesë e kësaj rrugë ku sapo filluam punimet lidhet me unazën nga magjistralja që shpie në drejtim të Ferizajt dhe Prizrenit lidhet me një pjesë që shpie në drejtim të fshatit Muzeqinë dhe dërgon më tej në Prishtinë përmes Lipjanit . Është një arterie jashtëzakonisht e rëndësishme e cila do të asfaltohet sipas standardeve të një gjerësie prej 6 metrash . Me këtë projekt banorët e fshatit Koshare përfitojnë asfaltime të 8 rrugicave , 2 trotuareve. Për fat të keq ne këtë pjesë nuk kemi arritur ta bëjmë me ndriçim , por me ridestinim të mjeteve do të punojmë që të inkorporohet edhe ndriçimi këtë pjesë, sepse tashmë ne kemi aplikuar standard në çdo vendbanim dhe këtu nuk do të bëjë përjashtim edhe fshati Koshare”, ka thënë kryetari Svarqa, duke uruar banorët e këtij fshati për këto projekte.

“Unë i uroj banorët dhe në të njëjtën kohë i falënderoj për durimin dhe bashkëpunimin që kanë pasur me institucionet e komunës dhe me vet institucionin e kryetarit, por edhe me qeverinë komunale përmes drejtorisë së Infrastrukturës të cilët kanë qenë të vëmendshëm që më në fund t’i bëjnë me asfalt edhe këto rrugë të cilat kanë qenë të ndara për shkak të investimeve paraprake që janë bërë më tepër në anën kah është shkolla andej. Projektin ne e konsiderojmë me dobi të shumëfishtë për qarkullim më të mire, por edhe për krijimin e mundësive për një zhvillim më të mirë sepse rrugët tashmë nuk paraqesin vetëm asfaltim por edhe zhvillim ekonomik”, ka përfunduar kryetari Svarqa.

E nga ana tjetër Valon Halimi banor i këtij fshati është shprehur tejet mirënjohës komunës së Ferizajt dhe kryetarit Svarqa që po bën rregullimin e rrugëve të këtij fshati.

Vlera e këtij projekti kap shumën mbi 377 mije euro, ndërsa në kuadër të këtij projekti përfshihen edhe rrugët e fshatit Slivovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img