19,04,2024

Në Galerinë e Arteve në Ferizaj u mbajt takimi final i edicionit të katërt të konkursit të poezisë “Ora e Astritit 2020”

Must Read

Në këtë konkurs, tanimë tradicional, që mbahet në kujtim të poetit dëshmor Astrit Bytyçi, këtë vit juria profesionale prej rreth 60 poezive sa konkurruan gjithsejtë, përzgjodhi 30 prej tyre si më të realizuara, të cilat edhe u përfshinë në broshurën e botuar me këtë rast.

Vlen të theksohet që autorët e poezive ishin nga të gjitha trojet shqiptare, ndërsa ata që ishin të pranishëm në takimin e sotëm i lexuan poezitë e tyre nën përcjelljen e tingujve të kitarës së Milot Bytyçit.

 Një pikë muzikore u interpretua edhe nga kantautori Dren Loxha, që ishte edhe pjesëmarrës i konkursit.

 Përveç krijuesve pjesëmarrës të konkursit dhe mysafirëve të tjerë adhurues të fjalës së bukur, në këtë takim ishin të pranishëm edhe familjarët e poetit dëshmor Astrit Bytyçi dhe bashkë me ta ishte edhe nipi i tij që ka trashëguar emrin e Astritit.

Juria profesionale në përbërje prej tre anëtarëve: Xhevdet Bajraj – poet, Biser Mehmeti – poet dhe prozator, si dhe Arsim Hamiti – kritik letrar, fitues të këtij edicioni u zgjodhën:

Çmimi i parë: Alma Braja – me poezinë ‘Fjalë të imëta’

         dhe  Ilaz Hysaj – me poezinë ‘Siluetë’

Çmimi i dytë:  Fitim Nuhiu – me poezinë ‘Çaste lumturie’ dhe Ramë Oraca – me poezinë ‘Monolog i pakryer’

Çmimi i tretë:  Abdyl Hajredini – me poezinë ‘Kalliri para të korrave’

Çmimi ‘Pena e re’: Aurora Salihu – me poezinë ‘Mirazh i vetes sime të dikurshme’

Fotot nga: Eqrem Ejupi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img