29,04,2024

”Race for the Cure” në Ferizaj në mbështetje të grave me kancer të gjirit

Must Read

Në Ferizaj organizohet  Edicioni i II-te  “Race for the Cure”, inisiativë e cila është marrë nga shoqata  “Renesanca” për mbështetjen e të mbijetuarëve dhe artyre që po e lluftojnë kancerin e gjirit.

Shoqata  “Renesanca” përmes shitjes së numrave  për pjesëmarrje në minimaratonë  që do të mbahet nga data 25 deri më  27 Shtator synon të grumbulloj mjete financiare  që do ti ndihmonin sadopak  këtyre personave.

Për trensparencën e këtijë aksioni  ka folur edhe Njomza Baftiu-Buqinca, koordinatrore e organizatës “Renesanca” dhe njëra nga organizatoret e këtij  Edicioni të  II-të  “Race for the Cure”.

“Të gjithë ata që bëjnë blerjen e numrit automatikisht regjistrohen në  “Race for the Cure”  që është organizatë Botërore  dhe të gjithë ata që duan mund të hyjnë në system dhe të shohin emrat e atyre që kanë marrë pjesë në këtë edicion. Edhe mjetet e tjera  të cilat do të grumbullohen  me shitjet  do të kthehen  në organizatën “renesanca”  dhe pastaj do tu shpërndahen kategorive të ndryshme  për gratë me kancer të gjirit” ka thënë  Njomza Baftiu-Buqinca.

Baftiu-Buqinca ka bërë të ditur se ditën e Premte  në kuadër të këti edicioni do të bëhet vrapi  në shehin e qytetit  ndërsa ditën e Shtunë  do të organizohet vrapim deri te Teatri Adriana.

 Ky kasion ka marrë përkrahje edhe nga ekzeklutivit legjislativi komunal ku shumë asamblist komunal në krye me Kryesuesen e Asamblesë Komunale Kristina Gashi-Bytyqi  e cila bëri thirrje te qytetarët që përmes pjesëmarrjes  në këto aktivitete tju dalin në ndihmë  të prekurve nga kanceri i gjirit.

Përkrahje për organizimin e këtij aksioni  organizatës “Renesanca” i ka dhënë edhe deputeti  i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica.

“Ferizajt po i shtohet një organizim madhështor për të përkrahur pacientët me kancer të gjirit. “Race for the cure” është moto e maratonës që organizohet në gjithë botën, për triumfin e pacientëve që janë shëruar nga kanceri i gjirit dhe për mbledhjen e mjeteve për të përkrahur pacientët me këtë sëmundje. I përgëzova për punën dhe angazhimin si dhe iu premtova përkrahje maksimale për këtë organizim kaq të qëlluar! Ne i morrëm numrat për maratonë, solidarizohemi dhe përkrahim të premten këtë kampanjë! ” ka thënë Reçica.

 Gjithashtu  ky aksion është mbështetur edhe nga bizneset ferizajase të cilat çdo herë e kanë treguar shpirtin solidar.

Ndërsa nxënësit e Shkollës së Agrobiznesit dhe  Teknologjisë “Zenel Hajdini” kanë qepur maskat, si donacion për  të ndihmuar gratë me kancer të gjirit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img