26,04,2024

Në Ferizaj u hap për qarkullim nënkalimi për vetura dhe këmbësorë afër “Plus Market”-it.

Must Read

Në Ferizaj u hap për qarkullim nënkalimi për vetura dhe këmbësorë afër “Plus Market”-it.

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se përmes këtyre projekteve po synohet mbrojtja e jetës së qytetarëve.

“Përveç që po sjellim projekte cilësore, ne po sjellim edhe projekte që me arkitekturë dhe me bukuri janë më të ndryshme se nga çdo projekt tjetër, por për ne sigurisht se kjo komponentë ka pasur rëndësinë e vet. Për ne qëllimi i gjithë këtyre projekteve ka qenë siguria e qytetarëve dhe automjeteve. Ky projekt këtu është i kompletuar, e ka komponentën e qarkullimit të automjeteve, qarkullimit të këmbësorëve dhe mbi të gjitha e ka komponentën e personave me nevoja të veçanta”, tha Aliu.

E, drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyçi, thotë se ky nënkalim do ta lehtësojë edhe qarkullimin në qendrën e qytetit.

“Është një projekt që ka kosto rreth 800 mijë euro. Qytetarët që e frekuentojnë rrugën Ferizaj-Brezovicë nuk do të kenë më nevojë të shfrytëzojnë si alternativë kalimin nëpër qendër të qytetit, mirëpo përmes këtij nënkalimi do të kalojnë direkt në rrugën Ferizaj-Brezovicë dhe kështu anasjelltas do të ndikojë edhe në lehtësimin e qarkullimit në qendrën e qytetit”, u shpreh ai.

Ky nënkalim është pjesë e projektit “Bashkimi i Qytetit” i cili pritet që të përfundojë në fund të muajit qershor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj mban punëtorinë në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, universitetet publike dhe ato të shkencave të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img