05,05,2024

Mbahet Testi i Arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta

Must Read

So është mbajtur  Testi i Arritshmërisë nga ora 10:00 i mbi 196 nxënësve të klasave të nënta të komunës së Ferizajt

Sipas një njoftimi nga Ministria e Arsimit nga ky test nxënësit e klasave të nënta me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme, ndërsa për shkak të pandemisë në klasa ishin të vendosur vetëm nga 15 nxënës.

Gjatë kësaj kohe nxënësit që po  hynin në Testin e Arritshmërisë  në komunën e Ferizajt  i ka vizituar kryetari Agim Aliu, për tu uruar punë të mbarë dhe suksese.

“Në shkollën “Tefik Çanga” të Ferizajt, në vizitë nxënësve që po i nënshtrohen sot Testit të Arritshmërisë, me urimin dhe bindjen për suksesin e realizimit të ëndrrave të tyre. Suksese gjithë nxënësve ferizajas që sot po i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë!” ka shkruar Aliu.

Ndryshe Testi i Arritshmërisë për 1960 nxënës nga komuna e Ferizajt është organizuar në nëntë qendra të testimit.

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë pritet të shpallen më 7 qershor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img