25,04,2024

Në Ferizaj ka filluar iniciativa për organizimin e një Gala Koncerti në nderim të figurës së artistit Qazim Dushku!

Must Read

Duke u bazuar në kontributin dhe trashëgiminë që ka lenë Artisti shumë dimensional me prejardhje nga Ferizaj, artistët ferizajas kanë filluar një iniciativë për nderimin dhe kujtimin e artistit Qazim Dushku!

Këngëtari Ferizajas njëherit dhe iniciues i kësaj iniciative Z.Bardhyl Abazi tha se ideja është pritur shumë mirë si nga komuniteti artistik ashtu dhe nga institucionet.

“Projekti tashmë është përfunduar dhe është bërë një përllogaritje e kostos për realizimin e tij.Nëpërmjet OJQ-së “Trupa Artistike Regjionale” ne kemi dorëzuar projektet në  dy thirrjet publike që janë shpallur nga DKRS Ferizaj dhe MKRS” ka thënë Abazi

 Abazi theksoi që pasi të marrin edhe miratimet nga këto dy institucione, do të fillojnë përzgjedhjen e solistëve pjesëmarrës.

“Faza e dytë është orkestrimi i 14 këngëve  të artistit Qazim Dushku. Në koncert do të jenë 14 këngë të interpretuara nga solistët Ferizajas dhe një orkestër prej 32 instrumentistësh” tha ai.

“Në nderim të jetës dhe veprës së këtij artisti koncerti do të jetë i një niveli shumë të lartë si në aspektin artistik po ashtu dhe në atë profesional ku nëpërmjet këtij koncerti synojmë të risjellim në kujtesë tek gjeneratat e reja perlat që na ka lënë artisti tashmë i ndjerë Z.Qazim Dushku!” u zotua Abazi.

Pjesë e  këtij Këshilli iniciues janë edhe dy ikonat e muzikës ferizajase, Veli Sahiti dhe  Osman Shehu.

Iniciuesit theksuan që në kuadër të këtij projekti është planifikuar edhe një monografi dhe një album me 14 këngë të Qazim Dushkut të përpunuara, të sjella në frymën e kohës.

Iniciatorët duke i falënderuar artistët dhe të gjithë ata të cilët po japin kontributin e tyre në realizimin e këtij projekti, synojnë që këtë iniciative ta kthejnë në traditë në Ferizaj duke organizuar çdo vit nga një Gala Koncert të dedikuar një artisti apo grupi muzikor Ferizajas.

“Pishat e Deçanit” , “Bariu e fyelli”  “A del për mu pranvera”, “Merci Cherie”, “Një pikë loti në fytyrën tënde”, “Ka dyzet vjet”, “Kur hana del”, “Dal’ ngadalë po vjen behari”, “Struganes” dhe “Ku je” janë  disa nga këngët që dikur ka kënduar Dushku,

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img