03,05,2024

LDK në Ferizaj hapë fushatën me të rinjtë ferizajas

Must Read

Në ditën e parë të fushatës  elektorale, LDK në Ferizaj ka hapur fushatën  më një takim me të rinjtë ferizajas.

Në këtë takim kandidatët për deputet shpalosën programin e tyre para pjesëmarrësve në këtë takim.

“Lidhja e traditës, e triumfit dhe e sukseseve sot hapi në mënyrë krejt të veçantë fushatën zgjedhore.

Dega e LDK -së në Ferizaj fushatën e saj zyrtare e ka hapur me një takim me  të rinjtë ferizajas duke dakorduar me ta që fitues në këto zgjedhje do të jetë vetëm LDK dhe kandidatët e saj për deputetë.

Ne zgjodhëm të rinjët tanë që ta nisim së bashku një rrugëtim motivues.

Në ditët në vazhdim do të takojmë edhe plot simpatizantë të LDK-së, por takimi me të rinjtë tanë është pikënisja më domethënëse e kësaj fushate” thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img